THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE III - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE III






THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE III

Njoftim zyrtar

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE III 

Mirë se vini në Konferencën e III-të Shkencore Studentore Ndërkombëtare të UT-së!

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Gjilanit ‘Kadri Zeka’, fton studentë dhe kërkues të rinj të marrin pjesë në Konferencën Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” UT flet me zërin e studentëve. Kjo konferencë në edicionin e saj të tretë ka për qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj shqiptar dhe të huaj, dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes tyre për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin e universiteteve tona, të produkteve të tyre shkencore, duke krijuar një platformë, ku të promovohet dhe të rritet kapaciteti i studentëve. 

Kush mund të marrë pjesë?

Studentë të programeve Bachelor, Master dhe doktorature ; studiues të rinj (shqiptar dhe të huaj).

Gjuhët e konferencës do të jenë shqip dhe anglisht. Pjesëmarrësit janë të lirë të dorëzojnë dhe prezantojnë punën e tyre në gjuhën shqipe ose angleze.

Pjesëmarrja është pa pagesë.

Konferenca do të mbahet në datën 11 Dhjetor 2025, në Tiranë dhe punimet e saj do të zhvillohen fizikisht në mjediset e UT-së.

Të gjithë pjesëmarrësit me punimet shkencore do të paisen me certifikatë pjesëmarrjeje.



Uni Education by Shark Themes