Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Hasan Kalyoncu, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 - 2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Hasan Kalyoncu, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Hasan Kalyoncu, në Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Hasan Kalyoncu, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.

https://sbu.hku.edu.tr/eng/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e shkëmbimit:

  • Bachelor;

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 semestër;

Fushat e studimit:

  • Gjuhë angleze;
  • Administrim biznesi
  • Ekonomiks;
  • Psikologji;
  • Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
  • Shkenca Sociale;
  • Gazetari dhe Informacion.

Për më shumë informacion klikoni në adresën:

https://sbu.hku.edu.tr/eng/license/#

https://iro.hku.edu.tr/course-catalogue-en/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze / turke, në varësi të programit të studimit);

– Application form:

https://iro.hku.edu.tr/wp-content/uploads/2022/08/Erasmus-Student-Application-Form-Basvuru-Formu-1.docx

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Hasan Kalyoncu lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx 

 

Afati për aplikim: 22 Shtator 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes