Në ambientet e Universitetit të Tiranës u zhvillua një takim me përfaqësues të lartë të Shoqatës Universitare Evropiane të Sportit Universitar (EUSA) dhe Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU), në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian Universitar të Sporteve Luftarake, që do të mbahet në Tiranë më 7–12 shtator 2026.
Në takim morën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, Drejtoresha e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Dr. Erida Elmazi, si dhe Presidenti i FSHSU, z. Bensik Veliu, bashkë me dy profesorë nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare,UT.
Nga pala e EUSA ishin të pranishëm, Z. Haris Pavletic, President i EUSA, Z. Francis Cirianni, Financier dhe Z. Matjaz Pecovnik, Sekretar i Përgjithshëm / CEO i EUSA.
Kampionati do të mirëpresë rreth 1500 studentë garues dhe zyrtarë nga mbi 400 universitete evropiane, të cilët do të konkurrojnë në katër disiplina: judo, karate, taekwondo dhe kickboxing.
