Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, nënshkroi sot Marrëveshje Partneriteti dhe Bashkëpunimi me Rektorin e Kolegjit AAB të Kosovës, Dr. Sc. Blerim Olluri.
Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, duke përfshirë:
-zhvillimin e kërkimeve të përbashkëta,
-shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve,
-pjesëmarrjen në konferenca dhe projekte shkencore,
-si dhe shkëmbimin e materialeve dhe përvojave akademike.
Ky partneritet hap një tjetër kapitull të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit rajonal universitar, duke kontribuar në cilësinë e arsimit të lartë dhe zhvillimin shkencor në të dy vendet.
