Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në Universitetin Nantes, Francë, në kuadër të Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në Universitetin Nantes, Francë, në kuadër të Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në Universitetin Nantes, Francë, në kuadër të Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Nantes, Francë për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://english.univ-nantes.fr/  

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e shkëmbimit:

  • Gjuhë frënge.

Livret M1 FLE 2024-2025-1.pdf

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / frënge);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / frënge), për studentët e nivelit Master duhet dhe lista e notave e nivelit Bachelor;

– Kopje e diplomës (për studentët Master);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / frënge;

– CV (në gjuhën angleze / frënge);

 

– Formulari i Aplikimit: AC171 Application form_ student mobility.docx

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx 

Afati për aplikim: 14 Nëntor 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes