Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, për pjesëmarrje në “2026 International Week nga 04/05/2026 deri më 08/05/2026.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës:
– CV (në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 29 Tetor 2025.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
