Rektori i UT pret delegacionin e Fondacionit të Shoqatës Botërore të Juristëve
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në ambientet e UT delegacionin e Fondacionit të Shoqatës Botërore të Juristëve, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kongresit të Juristëve, i cili do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.
Gjatë kësaj vizite pune u diskutuan çështjet organizative dhe parapërgatitore për Kongresin Botëror të Juristëve 2027.
Në takim morën pjesë:
• Znj. Angela Montoya – Drejtuese Ekzekutive (CEO) e Fondacionit
•Z. Gabriel Fernandez Rojas – Shef Kabineti i Presidentit të Fondacionit
• Z. Jacopo Docampo – Koordinator i Përgjithshëm i Fondacionit
Gjithashtu në këtë takim ishte e pranishme Dr. Enkeleda Pano, Këshilltare në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, Z. Besfort Lamallari, si dhe Dr. Erida Elmazi, Drejtore e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UT.
Kjo vizitë u zhvillua në vijim të pjesëmarrjes së Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, në Kongresin e Shoqatës Botërore të Juristëve, mbajtur më 4–7 maj 2025 në Santo Domingo, Republika Dominikane, ku u hodhën hapat e parë drejt organizimit të Kongresit të ardhshëm në Shqipëri.
Kongresi Botëror i Juristëve 2027 pritet të jetë një ngjarje madhore ndërkombëtare, që do të sjellë në Shqipëri personalitete të njohura të fushës së drejtësisë, akademisë dhe politikës.
