Takim me Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri në Universitetin e Tiranës
Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, Rektori Prof. Dr. Artan Hoxha priti në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades Ventura.
Takimi u zhvillua me rastin e marrjes së detyrës së re nga Ambasadori dhe u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes Universitetit të Tiranës dhe institucioneve të arsimit të lartë në Spanjë.
Gjatë bisedës u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen, për promovimin e gjuhës dhe kulturës spanjolle përmes aktiviteteve të përbashkëta kulturore, si dhe mbështetjen me literaturë për mësimin e gjuhës spanjolle për bibliotekën e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
