Nisi Programi i Bursave RECAS 2026 në Beograd - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nisi Programi i Bursave RECAS 2026 në Beograd

Nisi Programi i Bursave RECAS 2026 në Beograd

Programi i Bursave RECAS 2026 nisi zyrtarisht me një takim hapës dyditor, i zhvilluar më 12–13 dhjetor në Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale (IFDT) në Beograd. Takimi mblodhi 17 bursistë të përzgjedhur, mentorë dhe përfaqësues nga institucionet partnere, me pjesëmarrje edhe online nga rrjeti RECAS.

Takimi u hap me prezantimin e vizionit dhe objektivave të programit, ndërsa bursistët paraqitën interesat e tyre kërkimore, të fokusuara në temat kryesore të RECAS: imagjinatat rinore dhe të ardhmet eko-digjitale. Gjatë aktivitetit u prezantua gjithashtu struktura e programit, aktivitetet e planifikuara dhe mbështetja që do t’u ofrohet bursistëve gjatë vitit të bursës.

Në kuadër të programit u zhvillua edhe një seminar mbi rolin e kërkimit akademik në politikëbërjen publike, si dhe pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Miladin Životic”, e shoqëruar me një leksion publik nga Prof. Joseph E. Stiglitz, laureat i Çmimit Nobel në Ekonomi.

Në këtë thirrje të Programit të Bursave RECAS 2026 kanë përfituar bursë edhe dy studiues në nivel doktorature (PhD) nga Shqipëria, duke forcuar më tej përfaqësimin dhe bashkëpunimin akademik rajonal.

https://recas.info/recas-fellowship-2026-kick-off-meeting-held-in-belgrade/

Uni Education by Shark Themes