UNINOVIS Workshop në Tiranë: koordinim, komunikim dhe vizion afatgjatë 2026–2030 - UNIVERSITETI I TIRANËS

UNINOVIS Workshop në Tiranë: koordinim, komunikim dhe vizion afatgjatë 2026–2030


UNINOVIS Workshop në Tiranë: koordinim, komunikim dhe vizion afatgjatë 2026–2030

Universiteti i Tiranës mirëpriti organizimin e Management Committee UNINOVIS Workshop, një aktivitet strategjik i dedikuar reflektimit mbi vitin e parë të zbatimit të Aleancës UNINOVIS dhe planifikimit të fazës së ardhshme të zhvillimit të saj.

Workshop-i synoi:

  • vlerësimin e ecurisë së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional;
  • identifikimin e sfidave kryesore operative dhe strukturore;
  • përmirësimin e proceseve të punës dhe komunikimit dhe niveleve vendimmarrëse;
  • si dhe forcimin e koherencës në nivel aleance.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve të qeverisjes së aleancës, bashkëpunimit ndërkulturor, ndërtimit të besimit dhe përgjegjësisë kolektive ndërmjet partnerëve, si dhe sigurimit të qëndrueshmërisë së UNINOVIS përtej financimit Erasmus+.

Workshop-i u përmbyll me diskutimin e strategjisë afatgjatë të UNINOVIS për periudhën 2026–2030, duke adresuar aspektet e qëndrueshmërisë përtej financimit Erasmus+, zhvillimin e formateve inovative të mobilitetit dhe kalimin nga vizioni strategjik në hapa konkretë veprimi.

 
 
 

Uni Education by Shark Themes