Titulli i Disertacionit: KRIMET KIBERNETIKE DHE E DREJTA E PRIVATËSISË
Autori: Iris PEKMEZI
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale
-
Fusha e studimit: Drejtësi
-
Data e publikimit: 09.01.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Iris PEKMEZI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
ABSTRAKT
Në kushtet kur zhvillimet teknologjike të kohës po reflektojnë aspekte negative po aq sa
edhe pozitive, trajtimi i krimeve në fushën e kibernetikës dhe cenimi i të drejtës së privatësisë
prej tyre përbën një prioritet për të drejtën penale materiale dhe procedurale, kombëtare
dhe ndërkombëtar. Në këtë këndvështrim, ky disertacion ka për qëllim të sjellë një pasqyrim
të detajuar të veprave penale në fushën e kibernetikës, të drejtës së privatësisë, si dhe
raportit ligjor dhe praktik të krijuar mes tyre. Në përmbushje të këtij qëllimi, në përmbajtje
të disertacionit trajtohet konteksti shoqëror dhe kodifikimi i krimit kibernetik, të dhënat
zyrtare mbi krimet në fushën e kibernetikës në Shqipëri, përfshirë këtu të dhëna të INSTAT,
Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, kuadri ligjor dhe institucional
i krimeve në fushën e kibernetikës dhe të drejtës së privatësisë, analiza juridiko – penale
materiale e veprave penale në fushën e kibernetikës, ku një fokus të veçantë marrin veprat
penale kundër konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë të të dhënave dhe sistemeve
kompjuterike, si vepra penale të cilat mbrojnë të drejtën e privatësisë, prova elektronike në
procesin penal, si një element tejet i rëndësishëm procedural po aq sa edhe i pa elaboruar në
praktikë, si dhe një tablo e detajuar e të drejtës së privatësisë, duke përfshirë këtu analizën e
komponentëve përbërës të saj, mbrojtjen e garantuar nëpërmjet sanksioneve penale, cenimin
e saj në aktualitetin shqiptar, si dhe trajtimin që jurisprudenca kombëtare, ajo e GJEDNJ-së
dhe GJED-së i ka bërë ndër vite të drejtës së privatësisë.
FJALËT KYÇE:
Veprat penale në fushën e kibernetikës; Veprat penale kundër konfidencialitetit,
integritetit dhe disponueshmërisë të të dhënave dhe sistemeve kompjuterike; Veprat penale
të lidhura me kompjuterët; Veprat penale me natyre natyrës raciste dhe ksenofobike të kryera
nëpërmjet sistemeve kompjuterike; Veprat që lidhen me pornografinë e të miturve; Veprat
penale të lidhura me dhunimin e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të;
Prova elektronike në procesin penal; E drejta e privatësisë
ABSTRACT
In the circumstances where technological developments of the time are reflecting
negative as well as positive aspects, the treatment of crimes in the field of cybercrime and the
infringement of the right to privacy by them constitutes a priority for material and procedural
criminal law, national and international. In this regard, this dissertation aims to bring a
detailed overview of the criminal offences in the field of cybersetics, the right to privacy, as
well as the legal and practical report created between them. In fulfillment of this goal, the
dissertation contains the social context and codification of cybercrime, official data on cyber
crimes in Albania, including data from INSTAT, General Prosecutor’s Office and Ministry of
Justice, legal and institutional framework of crimes in the field of cybernetics and the right
to privacy, Legal – Criminal material analysis of criminal offences in the cyber field, where
a particular focus takes criminal offences against confidentiality, integrity and availability of
data and computer systems, as criminal offences that protect the right to privacy, electronic
evidence in the criminal process, as an important procedural element as well as unworked
in practice, as well as a detailed picture of the right to privacy, Including the analysis of
its component components, protection guaranteed through criminal sanctions, its violation of
albanian current affairs, as well as the treatment that national jurisprudence, that of the ECHR
and the ECJ has done over the years the right to privacy.
KEYWORDS:
Criminal acts in the area of cyberbullying; Criminal acts against the confidentiality,
integrity and availability of data and computer systems; Computer-related offences; Criminal
offences of a racist and xenophobic nature committed through computer systems; Acts related
to pornography of minors; Criminal offences related to violation of copyright and other related
rights; Electronic evidence in the criminal proceedings; Right to privacy
