Eva HASA - Ndikimi i Presioneve Institucionale dhe Integrimit të Aktorëve në Inovacionin në Zinxhirin e Furnizimit (në Industri - Tregti, Tiranë & Durrës)  Autori: Eva HASA - UNIVERSITETI I TIRANËS

Eva HASA – Ndikimi i Presioneve Institucionale dhe Integrimit të Aktorëve në Inovacionin në Zinxhirin e Furnizimit (në Industri – Tregti, Tiranë & Durrës)  Autori: Eva HASA

Titulli i Disertacionit: Ndikimi i Presioneve Institucionale dhe Integrimit të Aktorëve në Inovacionin në Zinxhirin e Furnizimit (në Industri – Tregti, Tiranë & Durrës) 
Autori: Eva HASA
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit
  • Fusha e studimit:  Menaxhim
  • Data e publikimit: 09.01.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Eva HASA
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

ABSTRAKT

Kjo tezë synon të eksplorojë ndikimin e presioneve institucionale në inovacionin në zinxhirin e furnizimit në industrinë e tregtisë në Shqipëri—një ekonomi në tranzicion e karakterizuar nga hapësira institucionale dhe prania dominuese e organizatave importuese. E mbështetur teorikisht në qasjen institucionale të DiMaggio & Powell (1983), studimi shqyrton rolin e presioneve shtrënguese, normative dhe imituese në nxitjen e praktikave inovative në zinxhirin e furnizimit, përfshirë inovacionin teknologjik, logjistik dhe të marketingut. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij studimi është eksplorimi i rolit të integrimit në zinxhirin e furnizimit si një faktor që mund të ndikojë në marrëdhënien midis presioneve institucionale dhe nivelit të inovacionit. Për të kuptuar më mirë këto marrëdhënie, është ndjekur një strategji kërkimi mikse, ku fillimisht është aplikuar kërkimi sasior përmes teknikave PCA (Analiza e Komponentëve Kryesorë), CFA (Analiza Konfirmuese e Faktorit) dhe regresionit të shumëfishtë (metoda stepwise), ndërsa të dhënat cilësore janë përdorur në fazën pasuese për të interpretuar kuptimin e gjetjeve empirike. Gjetjet nënvizojnë rëndësinë statistikore të presioneve normative dhe rolin e integrimit si faktorë me ndikim të drejtpërdrejtë në adoptimin e inovacionit në zinxhirin e furnizimit. Teza kontribuon në literaturën mbi SCM dhe teorinë institucionale, duke ofruar rekomandime praktike për politikëbërësit dhe menaxherët në ekonomitë në zhvillim.

Fusha e studimit: Manaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit

Fjalët kyçe: Presionet institucionale, Inovacioni në Zinxhirin e Furnizimit, Integrimi në Zinxhirin e Furnizimit, Industria e tregtisë

 

ABSTRACT 

This dissertation aims to explore the impact of institutional pressures on supply chain innovation in the trade industry in Albania — a transition economy characterized by institutional voids and the dominant presence of importing organizations. Grounded in institutional theory of DiMaggio & Powell (1983), the study examines the role of coercive, normative, and mimetic pressures in fostering innovative practices across the supply chain, including technological, logistical, and marketing innovations. Another key aspect of the study is the exploration of supply chain integration as a factor that may influence the relationship between institutional pressures and the level of innovation. To better understand these relationships, a mixed-methods research strategy was adopted. Initially, quantitative techniques such as PCA (Principal Component Analysis), CFA (Confirmatory Factor Analysis), and multiple regression (stepwise method) were applied, followed by qualitative data collection to interpret and deepen the understanding of the empirical findings. The results highlight the statistical significance of normative pressures and the role of integration as direct drivers of innovation adoption in supply chains. This thesis contributes to the literature on supply chain management and institutional theory, offering practical recommendations for policymakers and managers in developing economies. 

Field of Study: Supply Chain Management 

Keywords: Institutional Pressures, Supply Chain Innovation, Supply Chain Integration, The trade industry 

Uni Education by Shark Themes