Ervisa NDOKA - Avancimi i Ekonomisë Qarkulluese në Vendet në Zhvillim: Modelet e Biznesit, Synimet Sipërmarrëse dhe Rrugët Strategjike për Zhvillim të Qëndrueshëm në Shqipëri  - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ervisa NDOKA – Avancimi i Ekonomisë Qarkulluese në Vendet në Zhvillim: Modelet e Biznesit, Synimet Sipërmarrëse dhe Rrugët Strategjike për Zhvillim të Qëndrueshëm në Shqipëri 

Titulli i Disertacionit: Avancimi i Ekonomisë Qarkulluese në Vendet në Zhvillim: Modelet e Biznesit, Synimet Sipërmarrëse dhe Rrugët Strategjike për Zhvillim të Qëndrueshëm në Shqipëri 
  • Autori: Ervisa NDOKA
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit
  • Fusha e studimit:  Menaxhim
  • Data e publikimit: 09.01.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Ervisa NDOKA
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakti 

Mjedisi ekonomik gjithnjë e më i paqëndrueshëm dhe sfidat globale mjedisore kanë drejtuar vëmendjen drejt alternativave të reja ekonomike, si ekonomia qarkulluese. Megjithatë, vendet në zhvillim, përfshirë Shqipërinë, mbeten ende në hapat e parë të këtij tranzicioni. Ky studim analizon kontekstin shqiptar drejt ekonomisë qarkulluese dhe zhvillimit të qëndrueshëm në tre nivele operimi: makro, të mesëm dhe mikro. Fillimisht, realizohet një analizë e literaturës mbi modelet qarkulluese të biznesit në vendet në zhvillim, duke identifikuar faktorët që nxisin ose pengojnë miratimin e tyre. Më pas, përmes metodës Fuzzy, vlerësohen faktorët që ndikojnë në zbatimin e praktikave qarkulluese në bizneset shqiptare. Së fundmi, ndërtohet një model empirik bazuar në teorinë e sjelljes së planifikuar për të shqyrtuar qëllimet e studentëve shqiptarë për sipërmarrje të qëndrueshme. Rezultatet në të tri nivelet tregojnë se transformimi drejt ekonomisë qarkulluese kërkon ndërveprim të qëndrueshëm midis politikave publike, praktikave menaxheriale dhe edukimit të gjelbër. Duke krijuar një kornizë analitike dhe strategjike, disertacioni kontribuon në përmirësimin e politikave publike, forcimin e praktikave të biznesit dhe fuqizimin e brezit të ri drejt sipërmarrjes së qëndrueshme. 

Fusha: Manaxhim dhe Administrim 

Fjalët kyçe:  Ekonomia Qarkulluese, Qëndrueshmëria, Qëllimet për Sipërmarrje të Qëndrueshme, Modele Qarkulluese të Biznesit, Teoria e Sjelljes së Planifikuar 

 

 

Abstract 

The increasingly unstable economic environment and global environmental challenges have drawn attention to new economic alternatives, such as the circular economy. However, developing countries, including Albania, are still in the early stages of this transition. This study analyzes the Albanian context towards the circular economy and sustainable development at three levels of operation: macro, meso, and micro. Initially, a literature review is conducted on circular business models in developing countries, identifying the factors that promote or hinder their adoption. Then, through the Fuzzy method, the factors that influence the implementation of circular practices in Albanian businesses are assessed. Finally, an empirical model based on the Theory of Planned Behavior is built to examine the intentions of Albanian students toward sustainable entrepreneurship. The results at all three levels demonstrate that the transformation towards a circular economy necessitates a sustainable interplay between public policies, managerial practices, and green education. By creating an analytical and strategic framework, the dissertation contributes to the improvement of public policies, the strengthening of business practices, and the empowerment of the younger generation towards sustainable entrepreneurship. 

Field of study: Management and Administration  

Keywords: Circular Economy, Sustainability, Sustainable Entrepreneurial Intentions, Circular Business Models, Planned Behavior Theory  

Uni Education by Shark Themes