Titulli i Disertacionit: Nga Përgjegjësia Sociale e Korporatave te Inovacioni i Gjelbër: Ndikimi në Performancë
-
Autori: Blanka XHANI
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit
-
Fusha e studimit: Menaxhim
-
Data e publikimit: 09.01.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Blanka XHANI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakti
Ky studim analizon marrëdhënien ndërmjet përgjegjësisë sociale të korporatave, inovacionit të gjelbër dhe performancës së kompanive prodhuese në Shqipëri, duke integruar inovacionin e gjelbër si variabël ndërmjetësues dhe aftësitë dinamike të gjelbra si variabël moderues. Hulumtimi u bazua në një qasje të kombinuar, duke përdorur të dhëna nga një pyetësor i shpërndarë në 164 kompani prodhimi në Shqipëri, gjashtë intervista me ekspertë të fushës dhe 20 intervista me menaxherë të kompanive. Modelet e matjes u validuan dhe më pas u testuan nëpërmjet metodave statistikore përmes programit SPSS v.25.0, ndërsa intervistat shërbyen për të thelluar kuptimin mbi sfidat dhe mundësitë e implementimit të inovacionit të gjelbër. Rezultatet ofrojnë evidencë empirike se përgjegjësisë sociale e korporatave ndikon pozitivisht në performancën jofinanciare përmes inovacionit të gjelbër, megjithatë, ndikimi ndërmjetësues i inovacionit të gjelbër mbi performancën financiare nuk u konfirmua, kryesisht për shkak të kostove të larta fillestare dhe mungesës së mbështetjes financiare dhe institucionale. Aftësitë dinamike të gjelbra rezultuan të jenë një faktor kyç moderues që forcon ndjeshëm lidhjen ndërmjet përgjegjësisë sociale të korporatave dhe inovacionit të gjelbër. Nga ana tjetër, faktorët e mjedisit të brendshëm u identifikuan si determinantët kryesorë të përmirësimit të performancës, ndërsa presionet e jashtme nga konkurrentët, furnitorët dhe institucionet shpesh vepronin si pengesa më shumë sesa nxitës. Ky studim është i pari në Shqipëri që integron në një model të vetëm konceptet e përgjegjësisë sociale të korporatave, inovacionit të gjelbër, aftësive dinamike të gjelbra dhe performancës së kompanive prodhuese, duke theksuar rolin e politikave, financimit dhe kapaciteteve organizative si elemente kyçe në transformimin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese.
Fusha: Qeverisja e Korporatave
Fjalët kyce: Përgjegjësia sociale e korporatave, inovacioni i gjelbër, performanca financiare dhe jofinanciare, aftësia dinamike e gjelbër, presionet e institucioneve shtetërore, të konkurrenteve dhe furnitorëve.
Abstract
This study analyzes the relationship between corporate social responsibility (CSR), green innovation, and the performance of manufacturing companies in Albania, integrating green innovation as a mediating variable and green dynamic capabilities as a moderating variable. The research was based on a mixed-methods approach, using data from a questionnaire distributed to 164 manufacturing companies in Albania, six interviews with experts, and 20 interviews with company managers. The measurement models were validated and then tested through statistical methods using the SPSS v.25.0 program, while the interviews served to deepen the understanding of the challenges and opportunities in implementing green innovation. The results provide empirical evidence that corporate social responsibility positively influences non-financial performance through green innovation; however, the mediating effect of green innovation on financial performance was not confirmed, mainly due to high initial costs and the lack of financial and institutional support. Green dynamic capabilities proved to be a key moderating factor that significantly strengthens the link between corporate social responsibility and green innovation. On the other hand, internal environmental factors were identified as the main determinants of performance improvement, while external pressures from competitors, suppliers, and institutions often acted more as obstacles than drivers. This study is the first in Albania to integrate into a single model the concepts of CSR, green innovation, green dynamic capabilities, and the performance of manufacturing companies, highlighting the role of policies, financing, and organizational capacities as key elements in the transformation toward a sustainable and competitive economy.
Field of study:
Corporate Governance
Keywords: Corporate Social Responsibility, green innovation, financial and non-financial performance, green dynamic capability, pressures from governmental institutions, competitors, and suppliers.
