Tre studentë Erasmus+, të cilët po ndjekin studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, u integruan plotësisht në jetën universitare duke marrë pjesë në një aktivitet inspirues në kuadër të lëndës së Sipërmarrjes dhe Global Entrepreneurship Week 2025.
Në këtë aktivitet tradicional, 14 grupe studentësh prezantuan idetë e tyre të biznesit: kreative, të guximshme dhe plot potencial. Grupi i studentëve Erasmus+ arriti të renditet në vendin e dytë dhe përbëhej nga:
•Basel Taha – Universiteti Suleyman Demirel, Turqi
•Evren Levent – Universiteti Manisa Celal Bayar, Turqi
•Alice Bonandrini – Universiteti i Bergamos, Itali
Ky sukses tregon se studentët Erasmus+ jo vetëm ndjekin mësim në UT, por edhe bashkëpunojnë, kontribuojnë dhe krijojnë vlera të përbashkëta me studentët vendas, duke përjetuar plotësisht mundësitë e një mjedisi akademik ndërkombëtar dhe inovativ.
