Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin e Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin e Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin e Valladolid, Spanjë, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e studentëve;

 

Tema e shkëmbimit:

 

  • Plurilingual and intercultural education

 

Kohëzgjatja: 5+2 ditë (4–8  Maj 2026)

 

Kompensimi ditor: 79 Euro/ditë + 360 Euro udhëtimi

 

Për më shumë informacion:

 

https://uvamobplus2.uva.es/publico/download/143/en/EN_CONVOCATORIA_BIP_2526_FIRMADA-2.pdf

https://uvamobplus2.uva.es/publico/download/165/en/EDUCATION_EN.pdf

 

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Diplomë e nivelit Bachelor (për studentët e nivelit Master);

– Listë notash e nivelit aktual të studimeve (për studentët Master duhet përcjellë edhe lista e notave e nivelit bachelor, (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2).

 

Afati për aplikim: 19 janar 2026, ora 10:00.

 

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!

 

Uni Education by Shark Themes