Në kuadër të Aleancës UNINOVIS hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës për Blended intensive programme (BIP) në Universitetin e Sorbonne Paris Nord, Francë, për vitin akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e studentëve;
Niveli i studimeve:
– Bachelor (viti III)
Fushat:
– Informatikë Ekonomike
Periudha:
– 06.04.2026 – 10.04.2026
Tema e shkëmbimit:
– BIP DATAVIZ UNINOVIS
Kompensimi ditor: 79 Euro/ditë + kosto udhëtimi
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2).
Afati për aplikim: 19 janar 2026, ora 10:00.
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!
