Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.aegean.gr/

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master;

– PhD.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për traineeship;

Kohëzgjatja e bursave:

– 2 – 3 muaj;

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresat:

https://erasmus.aegean.gr/en

https://erasmus.aegean.gr/en/node/82 

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj, ndërsa për një periudhë nga 5 deri në 30 ditë studenti merr për mbështetje individuale 70 €/ditë për 14 ditët e para dhe 50 € në ditë për ditët në vijim, deri në 30 ditë);

– Kostot e udhëtimit (275 Euro)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti  (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Diplomë (fotokopje);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);

– Certifikatë e gjuhës së huaj; 

– Plan proposal (në gjuhën shqipe dhe angleze / greke, ku të citohet propozimi juaj për periudhën e mobilitetit, duke specifikuar propozimin tuaj për traineeship, të nënshkruar nga aplikanti dhe koordinatori në fakultet).

 

Afati për aplikim: 23 Dhjetor 2025, ora 10:00.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

 

Uni Education by Shark Themes