Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.utwente.nl/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fusha e shkëmbimit:

 

  • Ekonomi;

Tema e mësimdhënies: Master Course “Cross-Cultural Behaviour”.

Përveç aktiviteteve të tyre mësimdhënëse, nga pedagogu pritet gjithashtu që të marrë pjesë si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose aktivitete të tjera ku ekspertiza ndërkombëtare mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin.

Periudha:

– 04.03.2026 – 14.03.2026;

 

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensim ditor;

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Skema e propozuar e kursit për kursin e cituar (sipas temës).

 

Afati për aplikim: 06 Shkurt 2026, ora 11:00 CET.

Dokumentat duhen dorëzuar në adresën email: r.b.rajah@utwente.nl duke vendosur në cc edhe adresën: iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes