THIRRJE PËR APLIKIM EUI Academy of European Law (AEL) – Kurset Verore në Firence (Qershor 2026) - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR APLIKIM EUI Academy of European Law (AEL) – Kurset Verore në Firence (Qershor 2026)

THIRRJE PËR APLIKIM

EUI Academy of European Law (AEL) – Kurset Verore në Firence (Qershor 2026)

Universiteti i Tiranës në kuadër të bashkëpunimit me European University Institute (EUI) në Firenze, njofton se është hapur thirrja për aplikime për pjesëmarrje në Academy of European Law (AEL), e cila ofron bursa për pjesëmarrje për Kurset Verore që do të zhvillohen në Firence, Itali, gjatë muajit qershor 2026.

Këto kurse janë të nivelit të avancuar dhe fokusohen në dy fusha me rëndësi të veçantë:

  • Të Drejtat e Njeriut
  • E Drejta e Bashkimit Evropian

Kush mund të aplikojë

Thirrja është e hapur për kandidatë të avancuar në drejtësi dhe fusha të afërta të Universitetit të Tiranës, përfshirë:

  • Doktorantë (PhD)
  • Pedagogë dhe kërkues shkencorë
  • Juristë, specialistë dhe praktikantë të fushës
  • Staf administrativ
  • Studentë të avancuar në drejtësi ose fusha të ngjashme

Programi ofron një mundësi të vyer për të ndjekur leksione të specializuara, për të marrë pjesë në diskutime akademike dhe për të shkëmbyer përvoja me ekspertë dhe profesionistë ndërkombëtarë.

Datat e zhvillimit të kursit

Të dy kurset do të zhvillohen në periudhën:

15 qershor 2026 – 26 qershor 2026
(e hënë – e premte)

Përzgjedhja e pjesëmarrësve

Pjesëmarrësit do të përzgjidhen drejtpërdrejt nga Academy of European Law (EUI).
Numri i vendeve është i kufizuar dhe vetëm një numër i përzgjedhur aplikantësh do të pranohen.

Kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë:

  • Përjashtim nga tarifa e kursit nga EUI
  • Mbështetje financiare nga Erasmus+ për pjesëmarrjen në kurs

 

Mbështetja financiare (Erasmus+)

Për studentët

  • 79 € / ditë
  • +100 € shtesë (për kategorinë fewer opportunities, nëse aplikohet)
  • 275 € mbështetje për udhëtimin
  • Kupona për drekë dhe coffee breaks gjatë gjithë periudhës së kursit

Për stafin

  • 160 € / ditë
  • 275 € mbështetje për udhëtimin
  • Kupona për drekë dhe coffee breaks gjatë gjithë periudhës së kursit

Akomodimi

EUI bashkëpunon me Convent of San Domenico Guesthouse, një strukturë akomodimi pranë kampusit, e cila ofron dhoma me çmim preferencial: 40 € / natë

Përparësi për akomodim mund t’u jepet studentëve PhD.

I gjithë aplikimi kryhet online:

https://apply.eui.eu/osiris_aanmeld_euiprd/Welkom.do

Afati i aplikimit

3 prill 2026

Më shumë informacion: https://www.eui.eu/en/academic-units/academy-of-european-law/academy-summer-courses

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes