Universiteti i Tiranës informon studentët e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve, si edhe studiuesit në fillim të karrierës akademike, mbi hapjen e thirrjes për aplikim në Charles Taylor Annual Summer Institute on Democratic Agendas 2026, i cili do të zhvillohet në Institute for Philosophy and Social Theory (IFDT), University of Belgrade, në periudhën 29 qershor – 4 korrik 2026.
Tema qendrore e këtij edicioni është: “Institutions in Motion: Democracy Between Social Struggle and the State”, me fokus mbi potencialin e institucioneve demokratike për t’iu përgjigjur sfidave politike të shekullit XXI. Programi do të trajtojë çështje që lidhen me transformimin e kërkesave shoqërore në institucione të qëndrueshme, legjitimitetin demokratik, rezistencën, drejtësinë sociale, polarizimin publik, regjimet e të drejtave dhe rivendosjen e besimit tek institucionet.
Instituti veror organizohet nga Center for Transcultural Studies, Institute for Philosophy and Social Theory, University of Belgrade, dhe Center for Global Culture and Communication, Northwestern University, me mbështetjen e disa institucioneve ndërkombëtare akademike dhe fondacioneve.
Programi synon të pranojë të paktën 25 studentë të avancuar të nivelit Master dhe PhD nga vende të ndryshme të botës dhe ofron mbështetje të konsiderueshme financiare për pjesëmarrje.
Përfitimet për pjesëmarrësit e përzgjedhur përfshijnë:
-
përjashtim nga tarifa e pjesëmarrjes,
-
akomodim falas për pjesëmarrësit që udhëtojnë nga jashtë,
-
mbulim të pjesshëm të vakteve,
-
mbështetje për shpenzimet e udhëtimit rast pas rasti,
-
mbështetje të dedikuar për studentët nga Ballkani Perëndimor.
Afati i fundit për aplikim: 15 mars 2026
Të interesuarit ftohen të aplikojnë nëpërmjet linkut zyrtar të aplikimit
