THIRRJE PËR APLIKIM PËR EKSPERT TË JASHTËM - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR APLIKIM PËR EKSPERT TË JASHTËM

THIRRJE PËR APLIKIM PËR EKSPERT TË JASHTËM

Për angazhimin e një eksperti të jashtëm për realizimin e studimit të fizibilitetit mbi mundësinë e hapjes së një programi të ciklit të dytë të studimeve (Master) në Universitetin e Tiranës, në fushën e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, me fokus në disiplinat që lidhen me shkencat ekonomike, sociale dhe ligjore.

Hyrje

Universiteti i Tiranës në kuadër të projektit “Promoting Sustainable Human Development through the Consolidation and Expansion of the Cooperation and development network: Cooperating in Higher Education to Cooperate for Development”, synon të vlerësojë mundësinë e hapjes së një programi të ciklit të dytë të studimeve (Master) në fushën e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, me fokus në disiplina që lidhen me shkencat ekonomike, sociale dhe të drejtësisë. Për këtë qëllim, institucioni kërkon të angazhojë një ekspert të jashtëm për realizimin e një studimi fizibiliteti, i cili do të shërbejë si bazë për hartimin dhe propozimin e programit.

Studimi synon të ofrojë një analizë të gjithanshme mbi nevojën për këtë program në tregun e punës, kapacitetet ekzistuese të institucionit, përputhshmërinë me standardet e arsimit të lartë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të programit.

Qëllimi i angazhimit:

Pregatitja e një studimi fizibiliteti për mundësinë e hapjes së një programi të ciklit të dytë të studimeve (Master) në fushën e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit në Universitetin e Tiranës.

 

Përshkrimi i punës:

· Të realizojë një analizë të tregut të punës dhe nevojës për programin;

· Të bëjë një analizë konkurruese me programe të ngjashme kombëtare dhe ndërkombëtare;

· Të vlerësojë kapacitetet ekzistuese të institucionit (staf, infrastrukturë, burime akademike dhe administrative);

· Të kryejë një analizë të qëndrueshmërisë financiare të programit;

· Të japë rekomandime për strukturën akademike dhe organizative të programit (profilizimi, kurrikula, kriteret e pranimit, etj.);

· Të identifikojë rreziqet potenciale dhe të propozojë një plan menaxhimi për to.

 

Kohëzgjatja e angazhimit:

Eksperti duhet të përfundojë detyrat e caktuara, në përputhje me udhëzimet dhe kalendarin e hartuar nga Komiteti Drejtues projektit, brenda një viti nga data e nënshkrimit të kontratës.

Përgjegjësitë e ekspertit të kontraktuar: Eksperti duhet të respektojë afatet e përcaktuara në kalendarin e punës të miratuar nga Komiteti i Drejtimit të projektit. Në cdo rast duhet të ruajë konfidencialitetin dhe nuk duhet të publikojë ose të japë informacionin e përftuar gjatë kësaj pune pa miratimin e Autoritetit Kontraktues.

 

Kriteret e përzgjedhjes

· Diplomë të paktën të nivelit Master në fusha të tilla si: shkenca ekonomike, sociale, juridike, marrëdhënie ndërkombëtare etj.

· Minimumi 5 vite përvojë profesionale pranë një OJQ-je që vepron në fushën e arsimiti të lartë;

· Njohuri të mira të sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Evropë;

· Eksperiencë në hartimin ose vlerësimin e programeve të arsimit të lartë ose studimeve të fizibilitetit;

· Aftësi të mira analitike dhe për hartimin e dokumenteve profesionale në shqip dhe anglisht.

· Përzgjedhja do të bëhet me dosje dhe intervistë.

Pagesa e ekspertit

– Pagesa maksimale e ekspertit për shërbimin e kryer është 2.550 Euro. Pagesa do të kryhet pas dorëzimit dhe pranimit të studimit nga Pala Kontraktuese.

– Eksperti do të përfitojë gjithashtu, një periudhë mobiliteti në Universitetin e Pavias.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

· CV të përditësuar;

· Letër interesi, ku argumenton përvojën dhe përshtatshmërinë për këtë angazhim;

· Kopje diplome dhe/ose certifikata të tjera

· Evidenca të punimeve/studimeve të realizuara në fushën e organizimit/vlerësimit të programeve të studimit në arsimin e lartë.

 

Afati dhe dorëzimi i aplikimeve

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e emailit: aicsproject@unitir.edu.al, me subjekt: “Aplikim për Ekspert – Studim Fizibiliteti Master UT”, deri më datë 3 Prill 2026.

Uni Education by Shark Themes