Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mirëpret studentët incoming Erasmus! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mirëpret studentët incoming Erasmus!

Sot, Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë priti grupin e parë të studentëve incoming në Universitetin e Tiranës për semestrin e dytë, të cilët vijnë përmes programit Erasmus+ nga institucionet partnere.
Gjatë seancës orientuese dhe informuese, Dr. Erida Elmazi foli me studentët, duke i njohur ata me:
  • Njësitë dhe projektet e UT
  • Funksionimin e programit Erasmus+
  • Procedurat për akomodimin, çështjet administrative dhe dokumentacionin e nevojshëm për lejen e qëndrimit
  • Programin e studimit që po ndjekin në UT në gjuhën angleze
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe projektit ESN+AIR, rrjetit të studentëve Erasmus+, duke i ofruar studentëve mundësinë për të integruar përvojën e tyre në jetën akademike dhe sociale në UT.
Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt mirëseardhjes së studentëve ndërkombëtarë dhe promovimit të bashkëpunimit akademik.

Uni Education by Shark Themes