Njoftim për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, të emërtesës, “Specialist” në Sektorin Juridik, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme.

 

Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist në Sektorin Juridik”, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; 
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit; 
  2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë; 
  3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; 
  4. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi; 
  5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

 

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar) dhe lista e notave Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  7. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  8. Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
  9. Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
  10. Çertifikatë personale;
  11. Çertifikatë e gjendjes familjare;
  12. Raport i lëshuar nga Komisioni Mjeko Ligjor;
  13. Raport për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë;

 

Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 30.03.2026 – 13.04.2026. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. 

Uni Education by Shark Themes