Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, të emërtesës, “Specialist” në Sektorin e Inovacionit dhe Statistikave.
Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist në Sektorin e Inovacionit dhe Statistikave”, pranë Drejtorisë së Teknologjisë, Inovacionit dhe Statistikave, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë diplomë të nivelit ”Master Profesional ” ose diplomë ekuivalente me të. Preferohet në fushën e Ekonomiksit, Statistikë Informatike, Informatikë ose Matematikë;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere specifike:
- Të ketë eksperience pune jo më pak se 1 vit, preferohet eksperincë pune në sektorë të ngjashëm;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
- Të ketë aftësi analizuese dhe përgjithësuese;
- Të ketë njohuri shumë të mira në programet kompjuterike që lidhen me fushën e punës, të provuara me dëshmi;
- Të njohë me dëshmi gjuhën angleze.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar) dhe lista e notave Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Dëshmi penaliteti;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë e gjendjes familjare;
- Raport i lëshuar nga Komisioni Mjeko Ligjor;
- Raport për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë;
Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 30.03.2026 – 13.04.2026. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
