Universiteti i Tiranës mirëpriti në një takim zyrtar delegacionin e World Law Foundation, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e World Law Congress 2027 në Tiranë – një nga ngjarjet më prestigjioze në fushën e drejtësisë globale. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës mirëpriti në një takim zyrtar delegacionin e World Law Foundation, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e World Law Congress 2027 në Tiranë – një nga ngjarjet më prestigjioze në fushën e drejtësisë globale.

Universiteti i Tiranës mirëpriti në një takim zyrtar delegacionin e World Law Foundation, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e World Law Congress 2027 në Tiranë – një nga ngjarjet më prestigjioze në fushën e drejtësisë globale.
 
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e fondacionit për të diskutuar mbi bashkëpunimin institucional dhe përgatitjet për këtë event ndërkombëtar, i cili pritet të mbledhë në Shqipëri juristë, akademikë dhe personalitete të shquara nga e gjithë bota.
 
Delegacioni përbëhej nga Angela Montoya – Chief Executive Officer (CEO) e World Law Foundation, Leopoldo Lelo de Larrea – Advocacy and Events Lead, dhe Jacobo Docampo – General Coordinator. Në takim morën pjesë gjithashtu z. Alket Hyseni, anëtar i Bordit të World Law Foundation, znj. Enkelejda Pano, Këshilltare e Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, si dhe Dr. Erida Elmazi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Tiranës.
 
Organizimi i World Law Congress 2027 në Tiranë përfaqëson një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për Universitetin e Tiranës, duke e vendosur vendin tonë në qendër të debatit juridik ndërkombëtar dhe duke forcuar bashkëpunimin akademik dhe institucional në promovimin e sundimit të ligjit.

Uni Education by Shark Themes