Hapet thirrja për bursa në programin “Health Connect Project” në Universitetin e Studimeve Aldo Moro të Barit në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin “Health Connect Project” në Universitetin e Studimeve Aldo Moro të Barit në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa në programin “Health Connect Project” në Universitetin e Studimeve Aldo Moro të Barit në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve Aldo Moro të Barit në Itali, në kuadër të programit “Health Connect Project” për stafin akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.uniba.it/en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fusha e mësimdhënies:

– Informatikë;

Kohëzgjatja e bursave:
– Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5+2 ditë).
Mobiliteti duhet kryer brenda muajit Maj 2026.

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (160 EUR në ditë për stafin)

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/italiane (niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një bursë shkëmbimi Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie *;

*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/ëp-content/uploads/2025/09/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx

Afati për aplikim: 23 Prill 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes