UT, mbështetje studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut! - UNIVERSITETI I TIRANËS

UT, mbështetje studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut!

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, zhvilloi një takim në ambientet e Rektoratit me studentin Mevlan Ademi, një nga organizatorët e protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset arsimore.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, Prof. Dr. Dhimitër Bello nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, si dhe Prof. Asoc. Dr. Ervin Karamuço nga Fakulteti i Drejtësisë.

Gjatë bisedës u diskutua mbi rëndësinë e garantimit të të drejtave gjuhësore të studentëve shqiptarë, si një element themelor i barazisë dhe përfshirjes në sistemin arsimor. U theksua roli i protestës si një formë qytetare e ndërgjegjësimit dhe reagimit demokratik, si dhe nevoja për dialog institucional për adresimin e këtyre çështjeve.

Rektori vlerësoi angazhimin e studentëve dhe nënvizoi mbështetjen e Universitetit të Tiranës për çdo nismë që promovon të drejtat themelore dhe dinjitetin e studentëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Universiteti i Tiranës mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndaj komuniteteve akademike shqiptare në rajon.

 

 

Uni Education by Shark Themes