Hapet thirrja për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, për pjesëmarrje në International Staff Training Week, në data 22 – 26 Qershor 2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, për pjesëmarrje në International Staff Training Week, në data 22 – 26 Qershor 2026.

Hapet thirrja për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, për pjesëmarrje në International Staff Training Week, në data 22 – 26 Qershor 2026.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për trajnim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

http://www.uaic.ro/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim;

Kohëzgjatja e bursave:

–   5 + 2 ditët e udhëtimit (22 – 26 Qershor 2026);

Për më shumë informacion mbi fushat e ofruara nga ky universitet, klikoni linkun:

https://www.uaic.ro/en/international/international-students/course-catalog-for-incoming-students/

 

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

 

– CV+ Lista e publikimeve (për stafin akademik), (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, duhen cituar për mobilitetet e kryera periudha dhe universiteti ku është kryer mobiliteti);

– Deklarata “Consent for personal data procesing”:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQDfb2CTza71Q4fM7Y8mT09eAWb-Hz44qR0RWU1kp5-c8LQ?e=Y4go1u

 

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQDD3dVa6ka7S7H9v8Ic3FfZAUn5rLA9FliXEarX-gXeaPg?e=SWX07n

 

*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat.

Afati për aplikim: 20 Prill 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes