Ambasada e Sllovakisë në Tiranë ka përcjellë njoftimin mbi hapjen e thirrjes për aplikime në kuadër të National Scholarship Programme of the Slovak Republic, program i cili mbështet mobilitetin akademik ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, programi ofron bursa për studime, kërkim shkencor dhe angazhime në mësimdhënie për vitin akademik 2026–2027. Këto bursa janë të hapura për studentë, doktorantë, pedagogë universitarë dhe kërkues shkencorë të huaj, për qëndrime studimore ose kërkimore pranë universiteteve dhe institucioneve kërkimore në Republikën e Sllovakisë.
Afati i fundit për aplikim është 30 prill 2026, ora 16:00 , ndërsa aplikimet duhet të dorëzohen online në faqet zyrtare të programit.
Në njoftim bëhet me dije se informacioni i detajuar mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin përkatës gjendet në faqet zyrtare të programit, si edhe janë vendosur në dispozicion kontaktet e administratorëve të programit për çdo sqarim të nevojshëm nga aplikantët.
Aplikimi http://www.scholarships.sk/ ose http://www.stipendia.sk/
Aplikantët për info mund të kontaktojnë në adresat: Silvia Lipovska (nsp-foreign2@saia.sk) ose Ondrej Aradsky (nsp-foreign@saia.sk) .
Skip to PDF content
