Titulli i Disertacionit: Standardet Ndërkombëtare të Auditimit për Institucionet e Larta të Auditimit (SNASP/KLSh) si një vlerë e shtuar në forcimin e parimit të transparencës dhe të llogaridhënies! Rasti i Shqipërisë
-
Autori: Almida Hoxha
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit
-
Fusha e studimit: Kontabilitet
-
Data e publikimit: 30.04.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Almida Hoxha
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
ABSTRAKT
Në Shqipëri, kuadri ligjor për auditimin publik, përbën një element kyç për të siguruar pavarësinë, paanësinë dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSh) i cili përfaqëson Institucionin më të Lartë të Auditimit në vend. Ky Institucion e ushtron veprimtarinë audituese të vet në përputhje me parimet e përcaktuara në Deklaratën e Limës (1977, Peru), dokument ky që ndryshoj këndvështrimin e auditimit shtetëror dhe ndikoj në zhvillimin e standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t. Zbatimi i ligjeve, akteve nënligjore dhe normave të nxjerra në zbatim të tyre është kusht thelbësor i qeverisjes së mirë, sepse sigurojnë që njësitë publike, si administruese dhe përdoruese të fondeve publike, veprojnë brenda kuadrit ligjor dhe rregullator. Kjo merr rëndësi të veçantë, në një kohë kur kërkesat për performancë dhe llogaridhënie po rriten, pasi përputhshmëria me ligjet konsiderohet dimension kyç i përgjegjshmërisë publike. KLSh-ja ushtron funksionin thelbësor në vlerësimin e rregullshmërisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë institucionale dhe qëndron në qendër të marrëdhënies ndërmjet tre aktorëve kryesorë: Parlamentit, publikut dhe subjekteve të audituara. Ky studimi ka për qëllim të analizojë se si zbatimi i SNASP-ve ka ndikuar në zhvillimin e praktikave të auditimit shtetëror në Shqipëri, duke analizuar ndikimin e zbatimit të tyre në ndërtimin e një administrate më transparente, më të përgjegjëshme dhe më pranë qytetarëve; si dhe në zbatimin e rekomandimeve konkrete për forcimin e mëtejshëm të transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik.
Fjalët kyçe: Auditim, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Sektorit Publik, Njësi publike, Transparenca, Llogaridhënia.
ABSTRACT
In Albania, the legal framework for public auditing constitutes a key element for ensuring the independence, impartiality, and functioning of the Supreme Audit Institution (SAI), which represents the highest auditing body in the country. This institution carries out its audit activities in accordance with the principles outlined in the Lima Declaration (1977, Peru), a document that changed the perspective on government auditing and influenced the development of INTOSAI’s international standards.
The implementation of laws, subordinate acts, and related regulations is an essential condition for good governance, as it ensures that public entities, both those administering and utilizing public funds, operate within the legal and regulatory framework. This becomes particularly important in a context where demands for performance and accountability are increasing, as compliance with laws is considered a key dimension of public responsibility.
The SAI performs a crucial role in assessing the regularity and legality of institutional activities and stands at the center of the relationship between the three main actors: Parliament, the public, and the audited entities. This study aims to analyze how the implementation of the International Standards of Supreme Audit Institutions (ISSAIs) has influenced the development of government auditing practices in Albania, examining their impact on building a more transparent, accountable, and citizen-oriented administration, as well as on the implementation of concrete recommendations for further strengthening transparency and accountability in the public sector.
Key words: Audit, International standards for auditing in the public sector, Public entities, Transparency, Accountability.
