Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Aleancës UNINOVIS, programi Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin Campania “Luigi Vanvitelli”, Itali, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Aleancës UNINOVIS, programi Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin Campania “Luigi Vanvitelli”, Itali, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Aleancës UNINOVIS, programi Erasmus + BIP (Blended intensive programme) në Universitetin Campania “Luigi Vanvitelli”, Itali, për semestrin dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

https://international.unicampania.it/index.php/en/

 

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e studentëve bachelor / master / PhD;

– Shkëmbimin e personelit akademik me kohë të plotë;

 

Tema e shkëmbimit: Culture, languages and responsible and sustainable tourism (3 ECTS)

 

Fushat:

  • Turizëm;
  • Trashëgimi kulturore;
  • Zhvillimi rajonal;
  • Qëndrueshmëri dhe ekonomi lokale;

 

Kohëzgjatja: fizikisht: 3 – 7 qershor 2026

                 Online: 1 qershor 2026.

 

Rimbursimi kryhet me fonde Erasmus+ nga universiteti pritës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti dhe listë notash (për studentët master / PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e nivele të mëparshme të shkëmbimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze (ku të citohet ndërthurja e degës suaj të studimit me temën e aktivitetit);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2).

Dokumentat e nevojshme për personelin akademik:

  • CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim punësimi;
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet).

Afati për aplikim: 15 maj 2026, ora 10:00.

 

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes