Thirrje për aplikime: Chevening British Library Fellowship - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për aplikime: Chevening British Library Fellowship

Universiteti i Tiranës është njoftuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë mbi mundësinë e aplikimit për Chevening British Library Fellowship, një bursë prestigjioze e ofruar nga British Library, në bashkëpunim me UK Foreign, Commonwealth and Development Office (FCDO).
Kjo bursë u drejtohet profesionistëve në mes të karrierës, studiuesve dhe akademikëve të interesuar për të kontribuar në kërkimin dhe interpretimin e koleksioneve historike dhe kulturore të British Library.
Programi parashikon një qëndrim 12-mujor pranë British Library dhe mbulon:
  • shpenzimet e jetesës;
  • biletën vajtje-ardhje;
  • pagesa për aktivitete të lidhura me bursën;
  • deri në 1,000 £ për shpenzime të miratuara në kuadër të projektit.
Chevening Southeast Europe British Library Fellowship synon përmirësimin dhe pasurimin e të dhënave për koleksionet e Evropës Juglindore, kontributin kërkimor mbi këto koleksione, si dhe krijimin e udhëzuesve të qasshëm për studiuesit dhe publikun e gjerë.
Vendet e pranueshme për aplikim përfshijnë: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.
Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet linkut të mëposhtëm:
Për më shumë informacion mbi kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet e aplikimit, kandidatët ftohen të konsultojnë faqen zyrtare të programit.
 

Uni Education by Shark Themes