Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 1 semestër (01.10.2026-21.02.2026);
Fushat e studimit:
– Informatikë dhe Teknologji Informacioni;
– Matematikë;
– Inxhinieri mjedisore;
– Administrim Biznesi;
– Kimi dhe shkencat e saj;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruar nga Universitetin Teknologjik Bialystok, klikoni në adresën:
https://pb.edu.pl/erasmus-course-catalogue/
Për më shumë informacion, klikoni në adresën:
https://pb.edu.pl/iros/en/erasmus/students/application/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 Euro në muaj);
– Kostot e udhëtimit (309 Euro).
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze), për stduentët Master duhet përcjellë edhe lista e notave e nivelit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Application Form:
https://pb.edu.pl/iro/wp-content/uploads/sites/32/2019/09/application-form-for-erasmus.pdf
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Teknologjik Bialystok lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 21 Maj 2026, ora 10:00
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
