Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship, një program prestigjioz i financuar nga UK Foreign, Commonwealth & Development Office, ka hapur thirrjen për profesionistë në mes të karrierës me potencial lidershipi në siguri kibernetike dhe politika kibernetike.
📍 Institucioni pritës: Cranfield University, Defence Academy of the United Kingdom (Shrivenham Campus)
⏳ Kohëzgjatja: 10 javë
📅 Periudha: Tetor – Dhjetor 2026
Pjesëmarrësit do të përfitojnë:
- Njohuri të avancuara mbi politikat dhe strategjitë e sigurisë kibernetike
- Aftësi praktike në vlerësimin e kërcënimeve, menaxhimin e rrezikut dhe kornizat ligjore
- Qasje në një rrjet ndërkombëtar ekspertësh dhe vendimmarrësish në fushën e sigurisë kibernetike
Aplikantët duhet të:
- Jenë shtetas dhe rezidentë në Shqipëri.
- Të kenë kualifikim pasuniversitar ose përvojë/trajnim profesional të barasvlershëm në fushë relevante
- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune relevante
- Të kenë përvojë të konsiderueshme në siguri kibernetike ose politika kibernetike (si politikëbërës, akademikë ose ekspertë)
Financim i plotë!
Bursa mbulon plotësisht:
- Tarifën e programit
- Shpenzimet e jetesës gjatë gjithë qëndrimit
- Biletën e avionit (vajtje–ardhje, klasa ekonomike)
🔔 Aplikimet janë të hapura!
Nëse jeni gati të shndërroni përvojën dhe ambicien tuaj në ndikim afatgjatë për vendin dhe rajonin, ju inkurajojmë të aplikoni sa më pare: https://www.chevening.org/fellowship/wbcs/
Për çdo pyetje shtesë ose nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në një sesion informues online, kontaktoni tek ky email Nastjana.musta@fcdo.gov.uk
