Alumni – Universiteti i Tiranës
Rubrika Alumni e Universitetit të Tiranës është një hapësirë institucionale e dedikuar për ndërtimin dhe forcimin e lidhjes së vazhdueshme ndërmjet Universitetit dhe komunitetit të të diplomuarve të tij. Kjo rubrikë synon të evidentojë arritjet profesionale dhe akademike të Alumni UT, të promovojë historitë e suksesit dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet universitetit, studentëve aktualë dhe tregut të punës.
Universiteti i Tiranës e konsideron komunitetin Alumni një pjesë të rëndësishme të identitetit dhe zhvillimit institucional, duke vlerësuar kontributin e të diplomuarve në fusha të ndryshme të jetës akademike, profesionale, publike dhe shoqërore.
Nëpërmjet kësaj platforme synohet:
Rubrika Alumni do të shërbejë gjithashtu si një hapësirë komunikimi dhe angazhimi të vazhdueshëm, ku të diplomuarit mund të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit universitar, ndarjen e eksperiencave profesionale dhe mbështetjen e studentëve aktualë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.
Universiteti i Tiranës mbetet i përkushtuar për të ndërtuar një komunitet Alumni aktiv, bashkëpunues dhe përfaqësues të vlerave akademike dhe qytetare të UT-së.
Rreth Alumni UT
Objektivat e rubrikës
- Evidentimi i të diplomuarve të Universitetit të Tiranës;
- Promovimi i historive të suksesit dhe kontributeve të Alumni;
- Publikimi i aktiviteteve, bashkëpunimeve dhe eventeve me Alumni;
- Krijimi i një databaze funksionale për komunikim dhe angazhim të vazhdueshëm;
- Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit, Alumni dhe tregut të punës.
Bordi Alumni
Bordi Alumni i Universitetit të Tiranës përbëhet nga përfaqësues të komunitetit akademik dhe të diplomuar të Universitetit, të cilët kontribuojnë në forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit, Alumni dhe tregut të punës. Bordi synon të mbështesë zhvillimin e iniciativave bashkëpunuese, promovimin e aktiviteteve akademike dhe profesionale, si dhe angazhimin aktiv të të diplomuarve në jetën institucionale të Universitetit të Tiranës.
Aktivitete dhe evente
Rubrika do të shërbejë për publikimin e njoftimeve, takimeve, konferencave, aktiviteteve të networking-ut, trajnimeve dhe bashkëpunimeve me Alumni të Universitetit të Tiranës.
Histori suksesi
Në këtë seksion do të publikohen profile dhe histori suksesi të të diplomuarve të Universitetit të Tiranës, duke promovuar kontributin e tyre në fusha të ndryshme profesionale, akademike dhe shoqërore.
Mundësi bashkëpunimi
Alumni i Universitetit të Tiranës mund të angazhohen në nisma të ndryshme institucionale, përfshirë mentorimin e studentëve, ofrimin e praktikave profesionale, mundësi punësimi, partneritete dhe pjesëmarrje në aktivitete akademike e profesionale.





