Titulli i Disertacionit: PËRGJEGJËSIA CIVILE PËR DËMET E SHKAKTUARA NË MJEDIS
Autori: Donalb XIBRAKU
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Civile
-
Fusha e studimit: Drejtësi
-
Data e publikimit Online: 21.05.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit:
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
PËRMBLEDHJE
Ky disertacion analizon në mënyrë gjithëpërfshirëse përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara në mjedis, duke vlerësuar kapacitetet dhe kufizimet e kuadrit normativ shqiptar në raport me zhvillimet bashkëkohore të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare. Qëllimi kryesor është identifikimi i hapsirave ligjore materiale dhe konceptuale që pengojnë funksionimin efektiv të këtij instituti, si dhe përcaktimi i mundësive për harmonizim me acquis communautaire, me synimin për të forcuar mbrojtjen juridike të mjedisit. Metodologjia mbështetet në një analizë krahasimore të standardeve të BE-së, praktikës gjyqësore dhe evolucionit doktrinar. Studimi trajton sfidat që lidhen me përcaktimin e dëmit ekologjik, vështirësitë e provueshmërisë dhe kompleksitetin e vendosjes së lidhjes shkakësore, duke shqyrtuar rolin e mekanizmave kompensues dhe parandalues në sistemin e përgjegjësisë civile. Analiza vlerëson gjithashtu raportin midis interesit publik për mbrojtjen e mjedisit dhe parimeve të përgjegjësisë civile, duke argumentuar nevojën për rritje të efektivitetit normativ dhe institucional. Në këtë drejtim, disertacioni rekomandon forcimin e standardeve të provimit, përmirësimin e mekanizmave të riparimit dhe kompensimit të dëmit mjedisor, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.Kontributi shkencor i punimit qëndron në formulimin e një vizioni të harmonizuar për zhvillimin e përgjegjësisë civile mjedisore në Shqipëri, duke paraqitur rekomandime konkrete që synojnë rritjen e sigurisë juridike, forcimin e restaurimit ekologjik dhe garantimin e një mbrojtjeje të qëndrueshme të mjedisit në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane.
Fjalë kyçe: dëm mjedisor, përgjegjësi civile, lidhje shkak-pasojë, pasiguri shkencore, biodiversitet
ABSTRACT
This dissertation provides a comprehensive analysis of civil liability for environmental damage, assessing the capacities and limitations of the Albanian legal framework in relation to contemporary developments in European and international environmental law. Its primary objective is to identify the material and conceptual gaps that hinder the effective functioning of this liability regime, as well as to determine the opportunities for harmonization with the acquis communautaire, with the aim of strengthening environmental legal protection. The methodology is based on a comparative analysis of EU legal standards, relevant case law, and doctrinal developments. The study addresses key challenges related to defining ecological damage, evidentiary difficulties, and the complexity of establishing causation, while also examining the role of compensatory and preventive mechanisms within the civil liability system. The analysis further evaluates the relationship between the public interest in environmental protection and the principles of civil liability, arguing for the need to enhance normative and institutional effectiveness. In this context, the dissertation recommends strengthening evidentiary standards, improving mechanisms for the restoration and compensation of environmental damage, and increasing inter-institutional cooperation.The scientific contribution of this work lies in formulating a harmonized vision for the development of environmental civil liability in Albania, offering concrete recommendations aimed at increasing legal certainty, reinforcing ecological restoration mechanisms, and ensuring sustainable environmental protection in line with contemporary European standards.
Key words: environmental damage, civil liability, causation, scientific uncertainty, biodiversity
