Edlira Bejko - NDIKIMI I MODELEVE TË PEDAGOGJISË NDËRKULTURORE PËR TË ZHVILLUAR KOMPETENCËN NDËRKULTURORE NË KONTEKSTIN E SHKOLLËS - UNIVERSITETI I TIRANËS

Edlira Bejko – NDIKIMI I MODELEVE TË PEDAGOGJISË NDËRKULTURORE PËR TË ZHVILLUAR KOMPETENCËN NDËRKULTURORE NË KONTEKSTIN E SHKOLLËS

Titulli i Disertacionit: NDIKIMI I MODELEVE TË PEDAGOGJISË NDËRKULTURORE PËR TË ZHVILLUAR KOMPETENCËN NDËRKULTURORE NË KONTEKSTIN E SHKOLLËS
Autori: Edlira Bejko
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti Pedagogji dhe Psikologji
  • Fusha e studimit:  Edukim
  • Data e publikimit Online: 21.05.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: 
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
 

 

ABSTRAKT

 

Në një botë shumëkulturore, gjithnjë e më të ndërlidhur dhe të globalizuar, edukimi ndërkulturor dhe kompetenca ndërkulturore janë bërë çështje thelbësore të zhvillimit personal, akademik dhe profesional në shekullin e 21-të. Diskutimi për edukimin dhe kompetencën ndërkulturore është dinamik dhe shumëplanësh, duke reflektuar ndryshimet më të gjera shoqërore. Integrimi i edukimit ndërkulturor dhe i zhvillimit të kompetencës ndërkulturore në arsimin parauniversitar mbetet kompleks. Në një kontekst të tillë, hulumtimi i edukimit dhe kompetencës ndërkulturore është shumë i rëndësishëm. Por, në kontekstin e Shqipërisë që në 35 vitet e fundit ka pësuar ndryshime të qenësishme dhe është përballur me sfidat e migrimit, emigrimit, imigrimit, remigrimit dhe të integrimit në Bashkimin Evropian, studimi i edukimit ndërkulturor dhe i zhvillimit të kompetencës ndërkulturore përbën një domosdoshmëri.

Kërkimi i ndërmarrë ka si qëllim të shqyrtojë ndikimin e modeleve të pedagogjisë ndërkulturore në edukimin ndërkulturor dhe në zhvillimin e kompetencës ndërkulturore në kontekstin e shkollës, për të përcaktuar politika dhe praktika më të efektshme për integrimin e edukimit ndërkulturor në kurrikulën e arsimit të mesëm të ulët dhe për zhvillimin e kësaj kompetence te nxënësit dhe mësuesit.

Studimi është ndërtuar mbi tre objektiva kryesore: 1) të hulumtohet perceptimi i nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe ekspertëve të arsimit për diversitetin kulturor dhe rolin e edukimin ndërkulturor në shkollë; 2) të hulumtohet perceptimi i nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe ekspertëve të arsimit për dimensionet dhe elementet përbërëse të kompetencës ndërkulturore; 3) të analizohen modelet e pedagogjisë ndërkulturore dhe politikat arsimore për zhvillimin e edukimit ndërkulturor dhe të kompetencës ndërkulturore në shkollë.

Kërkimi është kryer me metodologjinë e përzier, duke përdorur metodat sasiore dhe cilësore dhe më konkrtetisht: anketimin, intervistimin dhe analizën e përmbajtjes. Kampioni i kërkimit përbëhet nga 620 subjekte (503 nxënës të arsimit të mesëm të ulët, 100 mësues të arsimit të mesëm të ulët, 12 drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe 5 ekspertë të arsimit).

Kërkimi ka gjetur se: ekziston një konsensus pozitiv për integrimin e edukimit ndërkulturor në kurrikulën shkollore, por zbatimi është i pamjaftueshëm; edukimi ndërkulturor nuk trajtohet si një lëndë e mirëfilltë, por përfshihet në mënyrë të tërthortë në disa lëndë të kurrikulës shkollore, me fokus kryesor në lëndën e Qytetarisë; elemente të kompetencës ndërkulturore janë të integruara në kurrikulën shkollore, ndonëse nuk shfaqen me emërtim të mirëfilltë; edukimi ndërkulturor në Shqipëri realizohet në mënyrë sipërfaqësore, sporadike; sistemi arsimor shqiptar dëshmon mungesën e një strategjie kombëtare të mirëfilltë, të unifikuar për edukimin ndërkulturor; në Shqipëri nuk ndiqet një model pedagogjik i vetëm apo i huazuar për edukimin dhe kompetencën ndërkulturore.

Mbështetur në analizën dhe diskutimin e gjetjeve, studimi ka arritur në disa përfundime, si: integrimi i edukimit ndërkulturor dhe zhvillimi i kompetencës ndërkulturore në shkollë është një nevojë aktuale e sistemit arsimor në Shqipëri; mungesa e një strategjie kombëtare për edukimin dhe kompetencën ndërkulturore pasqyrohet në mënyrën e paqartë, të paefektshme të ofrimit të edukimit ndërkulturor, e cila nuk bazohet në modele të pedagogjisë ndërkulturore, nuk mbështetet mjaftueshëm nga një sistem i efektshëm i trajnimit të mësuesve dhe me materiale burimore të shumëllojta të fushës për të lehtësuar mësimdhënien efektive; zhvillimi i edukimit ndërkulturor dhe kompetencës ndërkulturore do të duhet të kapërcejë një sërë sfidash politike, administrative, kurrikulare dhe pedagogjike.

Kërkimi paraqet një sërë rekomandimesh ndër të cilat më kryesoret janë: hartimi i strategjisë kombëtare të edukimit ndërkulturor; përgatitja e protokollit të integrimit të nxënësve imigrantë, emigrantë, remigrantë dhe të grupeve të tjera kulturore; rishikimi i kurrikulës së arsimit të mesëm të ulët për të integruar në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe të efektshme edukimin ndërkulturor; përshtatja e modeleve anglosakson, grek, gjerman dhe italian për politikën e edukimit ndërkulturor; ndërtimi i kornizës për kompetencën ndërkulturore të nxënësve dhe mësuesve bazuar në modelet e Deardorff, Dimitrov, UNESCO-s, Këshillit të Evropës; përdorimi i qasjes pedagogjike të edukimit të integruar ndërkulturor si modeli më i përshtatshëm për formimin e kompetencës ndërkulturore të nxënësve; përmirësimi i programeve të formimit dhe zhvillimit profesional të mësuesve për t’i aftësuar më mirë ata për edukimin ndërkulturor.

Fjalët kyç: pedagogji ndërkulturore, modele të pedagogjisë ndërkulturore, edukim ndërkulturor, kompetencë ndërkulturore, modele të kompetencës ndërkulturore

 

 

ABSTRACT

 

In a multicultural, increasingly interconnected, and globalized society, intercultural education and intercultural competence have emerged as vital components of personal, academic and professional development in the 21st century. The discussion on intercultural education and competence is dynamic and multifaceted, reflecting broader societal changes. The integration of intercultural education and the development of intercultural competence in pre-university education remains complex endeavour. In this context, the exploration of intercultural education and competence is highly significant. Specifically, in the context of Albania, which in the last 35 years has undergone fundamental changes and has faced the challenges of migration, emigration, immigration, remigration, and integration into the European Union, the study of intercultural education and the development of intercultural competence is a necessity.

The undertaken research aims to examine the impact of intercultural pedagogy models on intercultural education and the development of intercultural competence within the school context in order to identify the most effective policies and practices for integrating intercultural education into the curriculum of lower secondary education and for fostering this competence among students and teachers.

The study is structured around three main objectives: 1) to explore the perception of students, teachers, school leaders and education experts regarding cultural diversity and the role of intercultural education in schools; 2) to investigate the perception of students, teachers, school leaders and education experts on the dimensions and constituent elements of intercultural competence; 3) to analyse intercultural pedagogy models and educational policies aimed at fostering intercultural education and intercultural competence in schools.

The research was conducted using a mixed methodology, utilizing both quantitative and qualitative methods and more specifically: survey, interview and content analysis. The research sample consists of 620 subjects (503 lower secondary education students, 100 lower secondary education teachers, 12 principals of 9-year schools and 5 education experts).

The research found that: there is a positive consensus for the integration of intercultural education in the school curriculum, but the implementation is insufficient; intercultural education is not treated as a distinct subject, but is indirectly included in several subjects of the school curriculum, primarily focusing on the subject of Citizenship; elements of intercultural competence are integrated into the school curriculum, although not explicitly named; intercultural education in Albania is conducted superficially, sporadically; the Albanian education system demonstrates a lack of a comprehensive, unified national strategy for intercultural education; Albania does not follow a single or borrowed pedagogical model for intercultural education and competence.

Based on the analysis and discussion of these findings, several conclusions have emerged, including: integrating intercultural education and fostering intercultural competence within schools is a current necessity for Albania’s educational reform; the lack of a national strategy for intercultural education is reflected in a vague and ineffective approach to providing intercultural education, which is not grounded in intercultural pedagogical models, is insufficiently supported by a teacher training system, and lacks diverse, field-specific resource materials to facilitate effective teaching; overcoming political, administrative, curricular, and pedagogical challenges is essential for meaningful progress in this domain.

The research presents several actionable recommendations, among which the most important are: developing a national intercultural education strategy; establishing protocols for integrating immigrant, emigrant, re-migrant students, and other cultural groups into the educational system; revising the curriculum of lower secondary education to explicitly and effectively incorporate intercultural education; adapting successful intercultural education Anglo- Saxon, Greek, German, and Italian models for intercultural education policy; developing a framework for intercultural competence of students and teachers based on models of Deardorff, Dimitrov, UNESCO, and the Council of Europe; implementing the pedagogical approach of integrated intercultural education as the most suitable model for fostering students’ intercultural competence; enhancing teacher training and professional development programs to better equip them for delivering intercultural education.

 

Keywords: intercultural pedagogy, models of intercultural pedagogy, intercultural education, intercultural competence, models of intercultural competence

Uni Education by Shark Themes