🛡️💻 UNINOVIS – Data for L.I.F.E. Alliance: CyberSecurity Hackathon
Në kuadër të UNINOVIS – Data for L.I.F.E. Alliance, Universiteti i Tiranës, përmes Departamentit të Informatikës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, organizoi me sukses javën intensive “CyberSecurity Hackathon”.
Aktiviteti mblodhi së bashku studentë nga universitetet partnere të Aleancës UNINOVIS: University of Tirana, Université Sorbonne Paris Nord dhe Kauno Kolegija, si dhe studentë nga Lynn University, Florida 🌍.
Programi përfshiu sesione trajnimi dhe përgatitje praktike për hackathon dhe garën CyberDrill në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Gjatë javës, studentët u angazhuan në tema të rëndësishme si cybersecurity, ethical hacking, offensive security, AI agents, threat intelligence, behavioral biometrics, mbrojtja e sistemeve digjitale dhe rritja e kapaciteteve kibernetike në sektorin publik dhe privat.
Në garën CyberDrill, pjesëmarrësit punuan në sfida praktike në kohë reale, duke testuar njohuritë, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe kapacitetin për t’iu përgjigjur skenarëve konkretë të sigurisë kibernetike. Në fund të aktivitetit u shpallën fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me 2 kredite për angazhimin dhe kontributin e tyre.
Ky aktivitet dëshmoi vlerën e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e Sigurisë Kibernetike, duke krijuar një përvojë të rëndësishme për studentët në zhvillimin e aftësive praktike dhe ndërtimin e lidhjeve ndërkulturore brenda Aleancës UNINOVIS – Data for L.I.F.E..
#UNINOVIS #DataForLIFE #UniversityofTirana #CyberDrill #Cybersecurity #InternationalWeeks #HigherEducation #InternationalCollaboration #AKSK
