Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Osmaniye Korkut Ata, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Osmaniye Korkut Ata, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Osmaniye Korkut Ata, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Osmaniye Korkut Ata, në Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.osmaniye.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime / traineeship;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

– Doktoraturë;

Llojet e bursave:

  • Studentë Phd – 10 days Traineeship mobility;
  • Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 3 muaj Study mobility;
  • Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 2 muaj Traineeship mobility.

Fushat e studimit:

  • Gjuhë e huaj;
  • Histori;
  • Shkenca politike;
  • Biznes;
  • Arkeologji;
  • Gjuhë dhe Literaturë Turke.

https://www.osmaniye.edu.tr/

Bursat përfshijnë:

  • Studentë Phd – 10 days Traineeship mobility (79 Euro/dita + 309 Euro udhëtimi), total 1.099 Euro;
  • Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 3 muaj Study mobility (800 Euro/muaj + 309 Euro udhëtimi), 2.709 Euro total;
  • Studentë Bachelor / Master / Doktoraturë – mobilitet 2 muaj Traineeship mobility (800 Euro/muaj + 309 Euro udhëtimi), 1.909 Euro total.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze / turke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

– Listë notash (për studentët Master / PhD duhet përcjellë edhe listat e notave të nivelit të mëparshëm të studimeve), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose turke);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Turqisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori në nivel departamenti, nga koordiantori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për traineeship klikoni në adresën:

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQBEtgZ3rgx3Sp1_US_Pfs7fAa-nUlPLK0kw2dsvlMNuQr0?e=TouaeD

 

Afati për aplikim: 15 Maj 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes