Glejdis HAJDINI - Vlerësimi dhe monitorimi i ciklit të jetës integral gjatë proceseve të prodhimit ne bimë-ekstraktim i vajrave esenciale – përdorimi fundor, përmes parametrave të tillë ndikues si statusi i plehrave kimike, klima, lagështia e tokës etj.,në hapësire dhe në kohë për bimën (Melissa Officinalis l.) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Glejdis HAJDINI – Vlerësimi dhe monitorimi i ciklit të jetës integral gjatë proceseve të prodhimit ne bimë-ekstraktim i vajrave esenciale – përdorimi fundor, përmes parametrave të tillë ndikues si statusi i plehrave kimike, klima, lagështia e tokës etj.,në hapësire dhe në kohë për bimën (Melissa Officinalis l.)

Titulli i Disertacionit: Vlerësimi dhe monitorimi i ciklit të jetës integral gjatë proceseve të prodhimit ne bimë-ekstraktim i vajrave esenciale – përdorimi fundor, përmes parametrave të tillë ndikues si statusi i plehrave kimike, klima, lagështia e tokës etj.,në hapësire dhe në kohë për bimën (Melissa Officinalis l.)
Autori: Glejdis HAJDINI
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti: Kimi Industriale
  • Fusha e studimit: Shkencat e Natyrës, Prodhimi industrial dhe inxhinieri
  • Data e publikimit: 10/06/2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Glejdis HAJDINI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës. Bazuar në aktet ligjore,rregulloreve dhe politikave të UT-ës.

 

PËRMBLEDHJE

Bimët medicinale aromatike janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Shqipërisë dhe kjo gjë ka sjellë që studimi i tyre të ketë një rëndësi të madhe. Në këtë punim është studiuar cikli i jetës integral gjatë proçeseve të prodhimit për Melissa Officinalis dhe vajin esencial të saj. Zona e studimit është në rajonin e Përrenjasit, përkatësisht në Sutaj, ku është kultivuar kjo bimë dhe i është nënshtruar trajtimeve të ndryshme të ujitjes dhe plehërimit me qëllim përcaktimin dhe identifikimin e kushteve optimale të rritjes gjë që do të sjelli dhe një rendiment më të lartë në prodhimin e vajit esencial për industrinë kimike. U aplikuan regjime të ndryshme të ujitjes dhe plehërimit me qëllim analizimin e ndikimit të tyre në përbërjen e vajit esencial dhe tretësirave alkoolike të saj.

Nga analizat u vu re se një rritje e nivelit të ujitjes dhe nitrateve do të sillnin një rritje të rendimentit për biomasën. Duke kombinuar këto dy faktorë shumë të rëndësishëm u vu re se një menaxhim i mirë i burimeve ujore dhe plehërave kimikë prodhon bimë dhë sjell një rendiment më të lartë të vajit esencial. Analiza statistikore evidentoi ndikim të rëndësishëm (p < 0.05) të të dy faktorëve, si dhe ndërveprim sinergjik midis tyre në shumicën e parametrave të studiuar. Stresi hidrik sjell në një rritje të komponentëve bioaktivë të bimës ku u dalluan citral në përqindjen më të madhe, Citronellal, Geraniol, Linalool, β-caryophyllene të njohur për vetitë e tyre antioksidante dhe antimikrobike. Në tretësirat alkoolike u identifikua si komponenti kyç acidi rosmarinik dhe flavonoidet.

Si përfundim një kombinim i gjithë faktorëve dhe monitorim i vazhdueshëm, ndihmon fermerët shqiptarë që të përzgjedhin cila nga metodat e trajtimit u përshtatet në bazë të tregut që ata synojnë.

Fjalët kyç: Melissa officinalis L. , vaj esencial, ujitje, plehërim, optimizim

 

ABSTRACT 

Aromatic medicinal plants are one of the main pillars of the Albanian economy and this has led to their study having great importance. In this paper, the integral life cycle during the production processes for Melissa Officinalis and its essential oil has been studied. The study area is in the Përrenjas region, namely in Sutaj, where this plant has been cultivated and has been subjected to different irrigation and fertilization treatments in order to determine and identify the optimal growth conditions, which will also bring a higher yield in the production of essential oil for the chemical industry. Different irrigation and fertilization regimes were applied in order to analyze their impact on the composition of the essential oil and its alcoholic solutions. 

From the analyses, it was observed that an increase in the level of irrigation and nitrates would bring an increase in the yield for biomass. By combining these two very important factors, it was observed that a good management of water resources and chemical fertilizers produces plants and brings a higher yield of essential oil. Statistical analysis evidenced a significant impact (p < 0.05) of both factors, as well as a synergistic interaction between them in most of the parameters studied. Water stress leads to an increase in the bioactive components of the plant, where citral was distinguished in the highest percentage, Citronellal, Geraniol, Linalool, β-caryophyllene known for their antioxidant and antimicrobial properties. In alcoholic solutions, rosmarinic acid and flavonoids were identified as the key components. 

In conclusion, a combination of all factors and continuous monitoring helps Albanian farmers to select which of the treatment methods suits them based on the market they target. 

Keywords: Melissa officinalis L. essential oil, irrigation, fertilization, optimization 

Uni Education by Shark Themes