Megi ÇALI - Optimizimi i kostove të logjistikës në Industrinë e Hidrokarbureve - Modelet e locacionit dhe rrugëtimit të inventarit - UNIVERSITETI I TIRANËS

Megi ÇALI – Optimizimi i kostove të logjistikës në Industrinë e Hidrokarbureve – Modelet e locacionit dhe rrugëtimit të inventarit

Titulli i Disertacionit:  Optimizimi i kostove të logjistikës në Industrinë e Hidrokarbureve – Modelet e locacionit dhe rrugëtimit të inventarit
Autori: Megi ÇALI
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit
  • Fusha e studimit:  Sisteme Informacioni Ekonomi
  • Data e publikimit: 11.06.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Megi ÇALI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakt

Ky punim fokusohet në optimizimin e logjistikës në kompanitë e hidrokarbureve në Shqipëri, duke u përqendruar në dy dimensione thelbësore të problemeve të logjistikës, në identifikimin e qëndrave të shpërndarjes dhe rrugëtimin e inventarit. Përmes p-medianë identifikohen qëndrat e shpërndarjes që optimizojnë kostot e transportit. Punimi shkon në një prespektivë të mëtejshme të optimizimit të kostove, në problemin e rrugëtimit të inventarit që optimizon kostot e transportit nga qëndrat e shpërndarjes drejt pikave të shitjes për klientët përfundimtar, duke u fokusuar në ndryshimin e qasjes së menaxhimit të inventarit nga RMI në VMI. Për realizimin e modelit p-medianë janë mbledhur të dhëna sasiore të kërkesës dhe distancave për dy nga kompanitë që operojnë në treg për një periudhë prej një viti, ndërsa për realizimin e modelit IRP janë mbledhur të dhëna sasiore për një periudhë një vjeçare, të kërkesës, firove, kapaciteteve magazinuese dhe flotës së mjeteve, gjëndjes në magazina për secilën ditë, sikurse dhe kostove të mbajtjes dhe transportit, për një kompani që operon në treg. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se kostot e transportit optimizohen me hapjen e një qëndre të dytë shpërndarëse dhe modeli përzgjedh dy qëndrat më të mira në lidhje me shpërndarjen e hidrokarbureve. Njëkohësisht ndryshimi i qasjes nga RMI në VMI, dhe modeli i implementuar IRP, ul ndjeshëm kostot e rrugëtimit të inventarit për kompaninë. Në këtë model përpos kostove, optimizohet përdorimi i mjeteve dhe mbajtja e inventarit. Rezultatet tregojnë se ka ndryshime të rëndësishme në terma të kostove, bazuar në politikat e transportit nga një mjet apo vizitave nga më shumë se një mjet në një njësi shitjeje. Studimi ka implikime të rëndësishme në terma teorik dhe aplikativ, duke u fokusuar në sferat e vendimmarrjes së politikbërjes dhe të kompanive. Këto implikime janë diskutuar në kapitullin e fundit të këtij punimi së bashku me kufizimet që ai ka dhe hapësirat për kërkime të mëtejshme në këtë fushë.

Fusha: Menaxhim Operacionesh

Fjalët kyçe: Optimizimi i kostove te transportit, menaxhimi i zinxhirit te furnizimit, Modele optimizimi, inventar të menaxhuar nga shitësi dhe nga shitësi me pakicë, industria e hidrokarbureve

 

Abstract

This study focuses on the optimization of logistics in hydrocarbon companies in Albania, concentrating on two essential dimensions of logistics problems: the identification of distribution centers and inventory routing. Using the p-median approach, distribution centers that optimize transportation costs are identified. The study further explores cost optimization in the Inventory Routing Problem (IRP), which minimizes transportation costs from the distribution centers to the sales points for end customers, focusing on the shift in inventory management approach from RMI (Retailer-Managed Inventory) to VMI (Vendor-Managed Inventory). For the implementation of the p-median model, quantitative data on demand and distances were collected for two companies operating in the market over a one-year period. For the IRP model, quantitative data were gathered over one year, including demand, routes, storage capacities, fleet information, daily inventory levels, as well as holding and transportation costs for a company operating in the market. The research results show that transportation costs are optimized by opening a second distribution center, and the model selects the two best centers for hydrocarbon distribution. Simultaneously, the shift from RMI to VMI, together with the implemented IRP model, significantly reduces inventory routing costs for the company. In this model, in addition to cost, vehicle utilization and inventory holding are also optimized. The results indicate significant differences in terms of costs based on transportation policies, whether a single vehicle or multiple vehicles visit a sales unit. The study has important theoretical and practical implications, focusing on decision-making for both policymakers and companies. These implications, along with the study’s limitations and avenues for future research, are discussed in the final chapter of this work.Field of study: Operation Management

Keywords: Transportation cost optimization, supply chain management, optimization models, vendor-managed inventory, retailer-managed inventory, hydrocarbon industry.

Uni Education by Shark Themes