Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Granadës, Spanjë, për Javën Ndërkombëtare, në datat 06-10 Korrik 2026 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Granadës, Spanjë, për Javën Ndërkombëtare, në datat 06-10 Korrik 2026

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Granadës, Spanjë, për Javën Ndërkombëtare, në datat 06-10 Korrik 2026.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për personelin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+, për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare. https://www.ugr.es/

 

Për më shumë informacion mbi Javën e Trajnimit dhe fushat e ofruara për stafin, referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/staff/staff-training-week

 

Kohëzgjatja:

 

– 5 ditë + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e kërkuara:

– CV;

– Kopje e pasaportës;

– Vërtetim punësimi;

– Dokumenti “Mobility Plan”.

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Afati për aplikim: 22 Maj 2026.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Uni Education by Shark Themes