Akses institucional në Scopus dhe Scopus AI
Universiteti i Tiranës ka siguruar akses institucional në platformën Scopus dhe Scopus AI Foundation,
në mbështetje të kërkimit shkencor, analizës bibliometrike dhe rritjes së dukshmërisë ndërkombëtare
të publikimeve akademike.
Në zbatim të Vendimit të Senatit Akademik nr. 3, datë 27.01.2026,
me lëndë “Për miratimin e abonimit dhe shërbimeve Scopus dhe Scopus AI”,
është finalizuar marrëveshja institucionale ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Elsevier.
Kush mund ta përdorë?
- Personeli akademik
- Kërkuesit shkencorë
- Studentët
- Strukturat akademike dhe administrative të UT
Si realizohet aksesi?
Aksesi realizohet përmes IP-ve institucionale të njësive kryesore të Universitetit të Tiranës.
Për funksionalitete të personalizuara rekomandohet regjistrimi me adresën zyrtare
@unitir.edu.al.
Çfarë mundëson Scopus?
- Kërkim shkencor në databaza ndërkombëtare
- Monitorim citimesh dhe h-index
- Analizë të autorëve dhe institucioneve
- Verifikim të revistave të indeksuara
Hapat për përdorim
- Lidhuni me rrjetin institucional të Universitetit të Tiranës Vizitoni platformën zyrtare: www.scopus.com
- Regjistrohuni me adresën zyrtare institucionale @unitir.edu.al
Rregulla të rëndësishme përdorimi
Përdorimi i platformës Scopus dhe Scopus AI duhet të realizohet në përputhje me kushtet dhe detyrimet
e përcaktuara në marrëveshjen institucionale të nënshkruar ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Elsevier.
- Nuk lejohet shkarkimi masiv i dokumenteve.
- Nuk lejohet përdorimi i robotëve, scraper-ave apo mjeteve automatike.
- Nuk lejohet shpërndarja e paautorizuar e përmbajtjes.
- Nuk lejohet përdorimi i përmbajtjes për trajnimin e sistemeve AI pa autorizim.
MANUAL PËR LOGIMIN NË SCOPUS
Materiale udhëzuese
Materialet udhëzuese dhe manualet për përdorimin e Scopus dhe Scopus AI mund të aksesohen
në faqen zyrtare të Scopus.
