Titulli i Disertacionit: “Analizat e substancave prioritare në ujërat e porteve kryesore në Shqipëri”
-
Autori: Esmeralda HALO
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Departameniti Kimi.
-
Fusha e studimit: Kimi e Aplikuar
-
Data e publikimit: 08.07.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Esmeralda HALO
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
PËRMBLEDHJE / ABSTRACT
PËRMBLEDHJE (Shqip)
Shqipëria shtrihet përgjatë brigjeve të detit Adriatik dhe detit Jon me një vijë bregdetare prej rreth 450 km, ku aktiviteti portual ka luajtur historikisht dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm ekonomik dhe strategjik. Zonat portuale përfaqësojnë mjedise me presion të lartë antropogjen, për shkak të transportit detar intensiv, operacioneve të ankorimit dhe mirëmbajtjes së mjeteve lundruese, tregtisë së mallrave, magazinimit të materialeve, si dhe ndikimit të ndotjes urbane dhe industriale përreth. Karakteristikat hidrodinamike të porteve, shpesh të ndërtuara në gjire të mbrojtura ose struktura artificiale, favorizojnë grumbullimin dhe qëndrueshmërinë e ndotësve në ujë dhe sedimente.
Ky studim synon vlerësimin e ndotjes organike dhe të cilësisë fiziko-kimike të ujërave detare në zonat portuale kryesore të Shqipërisë. Gjatë një periudhe trevjeçare (2022–2024), u realizuan gjashtë fushata kampionimi në portet e Durrësit dhe Vlorës, ndërsa në një fushatë shtesë u analizuan mostra uji dhe sedimenti nga portet kryesore të vendit, nga Saranda deri në Shëngjin. Në mostrat e mbledhura u përcaktuan përqendrimet e substancave prioritare, përfshirë pesticidet organoklorike (EPA 8081B), PCB-të markuese, 13 hidrokarbure policiklike aromatike (EPA 525), benzenin dhe heksaklorobenzenin (HCB), si dhe ndotës të tjerë organikë si BTEX, n-alkanet dhe klorbenzenet. Analizat u kryen duke përdorur teknikat GC/ECD/FID dhe GC/MS, ndërsa parametrat fiziko-kimikë të ujërave (pH, temperatura, oksigjeni i tretur, BOD, COD, TSS, nutrientët dhe disa jone kryesore) u analizuan për të mbështetur vlerësimin e përgjithshëm të cilësisë së ujërave.
Rezultatet tregojnë se zonat portuale paraqesin nivele më të larta të ndotjes krahasuar me mjediset e tjera detare, si pasojë e aktivitetit intensiv antropogjen, transportit detar, operacioneve portuale dhe ndikimit të rrymave detare dhe prurjeve të lumenjve. Ky studim përfaqëson një nga përpjekjet më të plota për vlerësimin e ndotjes organike në portet shqiptare dhe thekson domosdoshmërinë e monitorimit të vazhdueshëm të këtyre ekosistemeve të ndjeshme, në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit detar.
Fjalë kyçe: porti i Durrësit, porti i Vlorës, portet Shqiptare, ndotja detare, GC/ECD/FID, GC/MS
ABSTRACT (Anglisht)
Albania is bordered by the Adriatic and Ionian Seas, with a coastline of about 450 km, where port activities have historically played and continue to play a key economic and strategic role. Port areas represent environments under high anthropogenic pressure due to intensive maritime transport, vessel anchoring and maintenance operations, cargo handling and storage, as well as the influence of surrounding urban and industrial activities. Moreover, the hydrodynamic characteristics of ports, often located in sheltered bays or constructed as artificial basins, favor the accumulation and persistence of pollutants in water and sediments.
This study aims to assess organic pollution and the physico-chemical quality of marine waters in the main Albanian port areas. Over a three-year period (2022–2024), six sampling campaigns were conducted in the ports of Durrës and Vlora, while an additional campaign included water and sediment sampling from the major ports along the Albanian coast, from Saranda in the south to Shëngjin in the north. The collected samples were analyzed for priority substances, including organochlorine pesticides (EPA 8081B), indicator polychlorinated biphenyls (PCBs), 13 polycyclic aromatic hydrocarbons (PAHs; EPA 525), benzene, and hexachlorobenzene (HCB), as well as other organic pollutants such as BTEX, n-alkanes, and chlorobenzenes. Organic pollutants were determined using GC/ECD/FID and GC/MS techniques, while physico-chemical parameters of water (pH, temperature, dissolved oxygen, BOD, COD, TSS, nutrients, and selected major ions) were analyzed to support the overall assessment of marine water quality.
The results show that port areas present higher levels of pollution compared to other marine environments, as a result of intensive anthropogenic activity, maritime transport, port operations, and the influence of sea currents and river flows. This study represents one of the most comprehensive efforts to assess organic pollution in Albanian ports and emphasizes the necessity of continuous monitoring of these sensitive ecosystems, in accordance with the requirements of national and international legislation for the protection of the marine environment.
Keywords: Durres port, Vlora port, Albanian port, Marine pollution, GC/ECD/FID, GC/MS
