Titulli i Disertacionit: Mundësia e zbatimit të metodës ABC/TDABC në Institucionet e Arsimit të Lartë. Rast Studimi – Programi i ciklit të dytë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë
Autori: Edison ZAÇAJ
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit
-
Fusha e studimit: Kontabilitet
-
Data e publikimit: 08.07.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Edison ZAÇAJ
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
ABSTRAKT
Ky punim doktorature u ndërmor në kuadër të nevojës në rritje për përmirësimin e menaxhimit financiar në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) publike, ku metodat tradicionale të llogaritjes së kostos rezultojnë të kufizuara në pasqyrimin e saktë të shpërndarjes së kostove indirekte. Nën presionin për transparencë, llogaridhënie dhe përdorim më efikas të fondeve publike, studimi synon zhvillimin e një modeli të avancuar të kostos, duke integruar metodën e kostos bazuar në aktivitet (ABC) dhe përmirësimin e saj koston bazuar në kohën e secilit aktivitet (TDABC).
Qëllimi kryesor i punimit ka të bëjë me ndërtimin e një modeli praktik dhe të zbatueshëm për universitetet, i cili rrit saktësinë në shpërndarjen e kostove në nivel programi studimi. Metodologjia bazohet në një qasje të kombinuar teorike dhe empirike, përmes një rasti studimor konkret, ku identifikohen aktivitetet kryesore, burimet përkatëse dhe ndërtohen “activity” dhe “cost pools”. Modeli fokusohet te metoda TDABC duke llogaritur kapacitetin praktik dhe koston për njësi kohore (CCR).
Studimi tregon se modeli ABC/TDABC rrit transparencën dhe saktësinë e kostove duke i lidhur ato me aktivitetet dhe burimet. Ai mundëson identifikimin e kapaciteteve të papërdorura dhe mbështet vendimmarrjen strategjike. Integrimi i TDABC thjeshton modelin dhe përmirëson qeverisjen financiare në IAL.
Fusha: Kontabilitet
Fjalët kyce: Metoda ABC, Metoda TDABC, Institucione të Arsimit të Lartë, ekuacione kohore, kapacitet praktik (CCR), efikasitet operacional
ABSTRACT
This doctoral dissertation was undertaken due to the growing need to improve financial management in public Higher Education Institutions (HEIs), where traditional cost accounting methods show significant limitations in accurately allocating indirect costs. Under increasing pressure for transparency, accountability and more efficient use of public funds, the study aims to develop an advanced costing model by integrating Activity-Based Costing (ABC) and its evolution into Time-Driven Activity-Based Costing (TDABC).
The main objective of the study is to design a practical and implementable model for universities that enhances the accuracy of cost allocation at the study program level. The methodology is based on a combined theoretical and empirical approach, through a specific case study in which key activities and relevant resources are identified, and “activity pools” and “cost pools” are developed. The model focuses on TDABC by calculating practical capacity and cost per unit of time (CCR).
The study demonstrates that the ABC/TDABC model improves cost transparency and accuracy by linking costs directly to activities and resources. It also enables the identification of unused capacity and supports strategic decision-making. The integration of TDABC simplifies the model and contributes to improved financial governance in higher education institutions.
Field of study: Accounting
Keywords: ABC method, TDABC method, Higher Education Institutions, timing equations, practicapl capacity (CCR), operational efficiency
