Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, mirëpriti sot në një takim zyrtar Dr. João Gomes Cravinho, Rektorin e ri të Kolegjit të Evropës.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës, ku u diskutua mbi ecurinë e partneritetit ekzistues dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, në funksion të zhvillimit akademik, ndërkombëtarizimit dhe krijimit të mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.
Takimi shënoi një tjetër hap drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fuqizimit të dimensionit ndërkombëtar të Universitetit të Tiranës.

