Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

 

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

 

https://www.hs-koblenz.de/rac/index

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat:

 

Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik të Departamentit të Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja :

 

Kurset:

 

Periudha: 28 Shtator 2026 – 26 Nëntor 2026

 

Fushat:

 

  • 02 Project Management Group 1
  • 03 Project Management Group 2
  • Business Communication

 

Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 
   

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

 

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
  • Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.

 

Afati për aplikim: 10 Gusht 2026, ora 11:00 (German time).

 

Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes