THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË TIRANËS UNINOVIS Innovation Challenge Camp for Developing a Green Island Universiteti Sorbonne Paris Nord, Francë 2–6 nëntor 2026 Blended Intensive Programme (BIP) – Erasmus+ - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË TIRANËS UNINOVIS Innovation Challenge Camp for Developing a Green Island Universiteti Sorbonne Paris Nord, Francë 2–6 nëntor 2026 Blended Intensive Programme (BIP) – Erasmus+

 

THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË TIRANËS

UNINOVIS Innovation Challenge Camp for Developing a Green Island

Universiteti Sorbonne Paris Nord, Francë
2–6 nëntor 2026
Blended Intensive Programme (BIP) – Erasmus+

 

Universiteti i Tiranës, në kuadër të rrjetit UNINOVIS, hap thirrjen për aplikime për studentët e interesuar për të marrë pjesë në “UNINOVIS Innovation Challenge Camp for Developing a Green Island”, i cili do të zhvillohet në Universitetin Sorbonne Paris Nord (USPN), Francë, në datat 2–6 nëntor 2026.

Programi do të organizohet në formatin Blended Intensive Programme (BIP), duke kombinuar mobilitetin fizik në kampusin e Universitetit Sorbonne Paris Nord me sesione virtuale, datat e të cilave do të njoftohen në vijim.

Rreth programit

Gjatë Innovation Challenge Camp, studentët do të organizohen në ekipe ndërkombëtare dhe multidisiplinare dhe do të punojnë së bashku për hartimin e një propozimi konkret për zhvillimin e një “Green Island” në një hapësirë të kampusit Villetaneuse të Universite Sorbonne Paris Nord.

Projekti synon krijimin e një hapësire të gjelbër, edukative dhe sociale prej rreth 200–300 m², e cila do të shërbejë për promovimin e praktikave miqësore me mjedisin, bujqësisë së qëndrueshme, ushqyerjes së shëndetshme, menaxhimit të ujit dhe gjelbërimit të kampusit.

Studentët pjesëmarrës do të punojnë nën drejtimin e mentorëve nga Université Sorbonne Paris Nord, universitetet partnere të UNINOVIS dhe partnerë të jashtëm.

Në përfundim të programit, ekipet do të paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie. Propozimi fitues synohet të integrohet në Green Transition Action Plan të Universitetit Sorbonne Paris Nord dhe të zbatohet në praktikë.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja u drejtohet studentëve të Universitetit të Tiranës të interesuar në fushat e qëndrueshmërisë, tranzicionit të gjelbër, inovacionit dhe zhvillimit të hapësirave të qëndrueshme.

Në veçanti, inkurajohen të aplikojnë studentë nga fushat:

  • Shkenca sociale – sociologji, gjeografi dhe fusha të ngjashme;
  • Mjedis dhe qëndrueshmëri – studime mjedisore dhe fusha të lidhura;
  • Ekonomi dhe financë – për vlerësimin financiar dhe buxhetimin e projektit;
  • Shkenca dhe fusha teknike – fizikë, inxhinieri, shkenca të materialeve dhe fusha të ngjashme.

Puna do të zhvillohet në ekipe multidisiplinare, me qëllim që çdo propozim të adresojë dimensionet sociale, mjedisore, financiare dhe teknike të zhvillimit të “Green Island”.

Numri i pjesëmarrësve

Në kuadër të kësaj thirrjeje do të përzgjidhen deri në 5 (pesë) studentë të Universitetit të Tiranës për pjesëmarrje në program.

Financimi

Mobiliteti do të financohet në kuadër të Programit Erasmus+, sipas rregullave financiare të aplikueshme për mobilitetet studentore afatshkurtra në kuadër të Blended Intensive Programmes (BIP).

Financimi për studentët e përzgjedhur do të sigurohet nga Universiteti Sorbonne Paris Nord, si institucioni financues i mobilitetit.

Detajet përfundimtare mbi grantin, mënyrën e pagesës dhe dokumentacionin financiar do t’u komunikohen studentëve të përzgjedhur në përputhje me procedurat Erasmus+ të Universitetit Sorbonne Paris Nord.

Dokumentacioni për aplikim

Studentët e interesuar duhet të paraqesin:

  • CV në gjuhën angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Vërtetim studenti;
  • Listë notash;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës angleze;
  • Kopje të dokumentit të pasaportës.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e aplikimit brenda datës:

25 shtator 2026

në adresën elektronike: iro@unitir.edu.al me subjekt: Application – UNINOVIS Innovation Challenge Camp 2026.

Dokumentat duhen dorëzuar gjithashtu dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë.

Universiteti i Tiranës inkurajon studentët e interesuar në qëndrueshmëri, inovacion, tranzicion të gjelbër dhe bashkëpunim ndërkombëtar të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të punuar në ekipe multidisiplinare me studentë dhe ekspertë nga universitetet partnere të UNINOVIS.

 

Uni Education by Shark Themes