Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

 

https://www.vdu.lt/en/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

– Doktoraturë (1 semestër).

 

Për më shumë informacion rreth universitetit pritës klikoni:

https://www.vdu.lt/en/international-cooperation/for-students/erasmus-exchange-studies/incoming-students/

 

Fushat e studimit:

 

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Vytautas Magnus klikoni në adresën:

 

https://www.vdu.lt/en/vdu-erasmus-studies/?userLang=en

 

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët + 250 Euro për studentët “fewer opportunities”, të cilët duhet të përcjellin edhe dokumentacionin shoqërues);

– Kostot e udhëtimit (309 EUR)

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze); për studentër Master / PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e niveleve të mëparshme të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

Në rast se studenti nuk ka një certifikatë të gjuhës së huaj, mund të pajiset me deklaratë nga pedagogu i lëndës në UT, sipas formatit të mëposhtëm:

https://www.vdu.lt/wp-content/uploads/2013/05/LanguageProficiencyForm.doc

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Vytautas Magnus lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg  

 

Afati për aplikim: 30 shtator 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes